Forca e Re Demokratike, me kënaqësi lajmëron opinionin e gjërë që Ministria e Financave e Malit të Zi më 16.10.2018 ka refuzuar kërkesën e kompanisë „MN Invest” lidhur për ndërrimin e një pjese të Valdanosit, Ulqin për tokën në Nikshiq, kështu thuhet në një kumtesë të Shërbimit të Medias të Forcës së Re Demokratike.
Në arsyetimin e vet, ministri i referohet shkresës të cilën ia ka nisur Komuna e Ulqinit në të cilën listohen arsyet për refuzimin e një kërkese të këtillë.
Ju rikujtojmë që lajmin për këtë kërkesë për ndërrimin e tokës e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Ulqini në takimin me ullishtarët më 5 tetor. Ka pasuar reagimi i opinionit publik dhe reagimi zyrtar i Sekretarit për Urbanizëm dhe Rregullim Hapsinor z. Mehmet Milla dhe Komunës së Ulqinit.