Ilustrim

Duket se qyteti tursitik i Ulqinit do të rrethohet prej centraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Pas centralit me erë në Mozhur të Ulqinit, që është afër përfundimit, një central i ri pritet të ndërtohet në Malin e Brisë, skruan Ulqini Online.

Në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe zyrtari i lartë i Levizjes Qytetare URA në Ulqin, Omer Bajraktari.

”Pothuajse afro 57.000.000m2 apo 23% te territorit me te vlefshem te komunes se Ulqinit me dedikim per prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”. kështu deklaron Bajraktari.

 

Ai poashtu shton se ”zhvillimi i turizmit, bujqësisë si dhe sektoreve tjere, jane te valorizuara ne menyre te gabuar apo jane te bllokuara fare”.

 

Në të gjithë këtë qytetareve te Ulqinit per fat te keq nuk i takon asnje benefit nga keto valorizime.

By admini