Me dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues kanë marshuar ditën e shtune paqësisht në Prishtinë në një protestë të thirrur nga Lëvizja Vetevendosje kundër veprimeve të fundit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Marshimi me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” ishte ndoshta ndër protestat më të mëdha të organizuara në Prishtinë që nga koha e pasluftës. Pjesëmarrës nga anembanë Kosova, e madje nga tërë trojet shqiptare e diaspora e bënë protestën së shtunës madhështore.

 

Masa u grumbulluar u elektrizua kur fjalën  mori kryetari i Lëvizjes Vetevendosje Albin Kurtit. Në fjalim theksoi rininë, mërgatën, gratë dhe veteranët. Fjalimi tregoi rëndësinë e shtetit dhe natyrën armiqësore të pushteteve që janë ngritur deri tani, me tërë shkallën e korruptimit dhe humbjes së shpresës, varfërimin socio-ekonomik dhe arsimor e kulturor.

Me përshkallëzimin gjeopolitik Kurti tha se cilët integrime duhet të synojmë: me SHBA-të në Nato, me Gjermaninë në Evropë, me Shqipërinë në komb. Përkundër kësaj politike të kthjellët dhe njerëzore, është vrazhdësia e thjeshtë e Thaçit që: “Bën vetëm foto me Trumpin dhe Informon Medvedevin e kërkon ta takojë Putinin”.

Kurti poashtu the se shqiptarët duhet të hynë në një aleancë ballkanike.
”Duhet ta formojmë një aleancë Ballkanike me kroatët dhe bullgarët, me Sarajevën e Podgoricën e Shkupin sepse pas grusht shtetit të dështuara në Mal të Zi dhe Maqedoni Serbia synon t’i  sulet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij në protestë.

Protesta paqësore u mbyll nën tingujt e muzikës.

 

By admini