Shifrat e fundit zyrtare të Entit për statistikë MONSTAT tregojnë se në qytetin e Ulqinit në gjashtë muajtë të parë të vitit të fundit më shumë kanë vdekur se sa kanë lindur.
Kështu, në Ulqin në gjysmën e parë të vitit 2018 numri i të vdekurve në krahasim me atë të të lindurve është më i madh për 36, shkruan Ulqini Online.
E ashtuquajtura ”murtaja e bardhë” kërcënën seriozisht qytetin e Ulqinit nëse merret krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Vitin e kaluar rritje natyrale ishte poashtu me me indeks negativ, -17.
Në Malin e Zi rritje natyrale të popullsisë kanë qytetet si Podgorica, Budva, Rozhaja, Tivari, Petnjica dhe Tivati.