
1 shtatori në Ulqin lirisht mund të themi se shënon fundin e sezonit turistik pa marrë parasysh se shtatori mund të jetë me kohë të mirë dhe kushte ideale për plazh.
Lidhur më këtë puëtoret dhe afaristët e qytetit veç kanë filluar të përpilojnë bilancin e këtij sezoni, shkruan Ulqini Online.
Drejtori i kompanisë ”Deli turs” Petar Deliq për Dan tregon se ky sezon nuk ka qenë si i vitit të kaluar.
”Efektet financiare të këtij sezoni në krahasim me atë të vitit të kaluar janë për 25% më të dobëta”, deklaron Deliq.
Ai tregon se nuk janë të kënaqur sidomos me muajin korrik dhe si e përgjithshme rezultatet nuk janë ata që kanë pritur.