Gjatë orëve të drekës ditës së merkurë në pikën kufitare Sukubine – Muriqan kolona e automjeteve, që ishin drejtuar Malit te Zi, shumica për Ulqin, ishte kilometrike, shkruan Ulqini Online.
Radha ishte pothuajse deri te pika e karburantit ne Muriqan. Mesatarisht për të hyrë në Mal të Zi pritej afër 40 minutave edhe kjo përkundër procedurave të përshepjtuara nga personeli i kësaj pike kufitare.
Pas zbrazjes se Ulqinit diten e diele, ndoshta ky fluks do te sjell edhe një minisezon në fund të këtij gushti.