Qytetarë të nderuar, 

Po ju  dërgoj  selamet  dhe  përqafimet  nga  Qabeja  e  bekuar.  Gëzuar nga zemra festën e  Bajramit, festën e sakrificës. 

Ditët e kësaj feste janë ditët më të mira që të përkujtojmë sakrificën e babës Ibrahim, mundin e nënës Haxhire, durimin dhe besimin e djalit Ismail dhe shpërblimin dhe mëshirën e të madhit Zot.

Ibrahimi është babai i të tri feve dhe na takon neve që ta lartësojmë këtë emër, nderojmë sakrificën dhe të kemi durim për shpërblimin. 

 

Zoti na gëzoftë të gjithëve së bashku, sot e mot mot. 

Ilir Çapuni

By admini