Nga Adi MULAJ*:

Së pari për arsye se ishte komandant i zonës së Mitrovicës gjatë luftës dhe se të gjithë e dinë se sa trazira ka patur këto 20 vjet ajo zonë ndryshe nga Peja .

Së dyti: faktet e ndodhura tek negociatat me Malin e Zi. Dështim, dhe humbje e territoreve, duke firmosur marrëveshje pa e marrë miratimin në parlament. Referohem raporteve zyrtare të Lunaçek për Kosovën në atë periudhë.

Së treti: zvogëlim i distancës së Serbisë me detin. Serbia mban akoma Sanxhakun dhe duke zbritur në Mitrovicë, I shkurton 50 km rrugë kamjoneve serb për në det. Çfarë do të thotë kjo? Serbëve je duke ju dhuruar oksigjen falas!!!

4. Nëse në shkëmbehemi me Serbinë, kush është çmimi i shkëmbimit? 1 metër me 1 metër?
Arsyeja e 4t pra është se Thaçi e nis negocjaten duke pozicionuar Kosovën në situatë inferiore . Se Serbia ka mundur të menaxhojë territoret e popullsinë serbe në KS dhe se Kosova s’ka mundur të bëjë të njëjtën gjë në Serbi .

5. Lexojeni intervistën dhe shifni se si bie në kundërshti me veten. Atëherë, nisur nga historia e viteve të mëparshme, Hashim Thaçi e ka realizuar marrëveshjen dhe se tani thjeshtë pret që të shkojë në Beograd dhe të pritet “me protesta” Siç ndodhi në Podgoricë përpara se populli të merrte vesh se demarkimi ishte firmosur!

Kur shof se çfarë ndodh nga politikanët e nivelit te tij me kujtohet Sekretari amerikan Kerry: “paaftesia dhe korrupsioni i politikanëve shkatërrojne shtete”.

__

*Rektor I Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës

By admini