Nga Ivan Ivanaj*
Propozimi për vendosjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tuz veç është në procedurë në Kuvendin komunal të Tuzit, e procesuar nga LDSH dhe çdo promovim tjetër që po dëgjohet këto dite është përqeshje me figurën tonë emblemike dhe garë e pakuptimt e atyre që mendojnë se kanë ekskluzivitet në politikë.
Sa për të ju perkujtuar, aso kohe që të gjithe premtuan se pas zgjedhjeve do ta përkrahin propozimin tonë, prandaj ne edhe e lame për pas zgjedhjeve. Në seancen e kaluar premtimi u shkel dhe propozimi nuk u perkrah, kurse nga subjekti që tani hyri në gare për kryetrimin, munguan dy keshilltarë, mirëpo ne këtë fakt nuk e potencuam në media duke menduar se duhet lën ndonjë derë hapur. Ne, për hire të korektësisë, pranuam që të jemi bashkëpropozuas, mirëpo siç shihet sabotimi paska qënë i planifikuar. Propozimi që vje pas një propozimi të përbashkët, veç të deponuar, zbulon edhe arsyen e sabotimit që zotërinjt i bënë propozimit tonë. Ashtu siç u sabotua komuna për 12 vjet! Të mundohesh që për çdo gjë ti marresh meritat, ndoshta të siguron ndonjë poen politik, por më së shumti tregon se të mungojnë idet e veta.
Duhet ditur se vendosja e Gjergj Kastriotit në Tuz ishte edhe pjesë e programit parazgjedhor të LDSH. Pra, kur ne e ngritem këtë çështje, partive tjera as që u binte ndërmend për Gjergjin. Madje idenë tonë e mbajten për patriotizëm folklorik!
*Autori i shkrimit është kryetar i Këshillit komunal të Malësisë i Lidhjes Demokratike Shqiptare