J.P. “Ulcinj” Ulcinj

N.P. “Ulqini” Ulqin

Ulqin 03.08.2018 g. v.

 

L A J M Ë R I M

 

                Lajmërojmë të gjith gjuetarët dhe qytetarët, që NP.  “Ulqin”- Ulqin në marrveshje me organizaten turistike Ulqin, kanë marrë vendimin që për shkak të sezonit turistik e cila është në vijim dhe gjithashtu që për shkak që të mos arrihet deri tek shqetësimi i turistave të cilët përkohësisht gjenden për pushime në komunen e Ulqinit, se hapja e sezonit te gjuetis do te shtyhet deri në fillim të muajit shtator.  Ky vendim është marrur edhe për shkak që të shmanget nga shpërthimi i zjarreve  që mund të vëjë në vështirsi mbarvajtjen e sezonit turistik. Për këtë jemi dakorduar që sezoni i gjuetisë 2018/2019 të shtyhet për daten  02.09.2018.

Apelojmë tek të gjith gjuetarët që ta respektojnë dhe ta mirkuptojnë këtë vendim deri në hapjen e sezonit të gjuetisë dhe të sigurojnë lejet e gjuetisë për sezonin 2018/2019.

Me respekt,

 

N P. “Ulqin” Ulqin

Drejtori

Ajet Zaga

By admini