NP Qendra e Kulturës Ulqin në bashkëpunim me Organizatën Turistike – Ulqin si dhe Instituti i Librit – Tiranë, organizon “Panairin e Librit 2018”, gjegjësisht panairi i 18 me radhë.
“Panairi i Librit 2018” do të realizohet në Plazhin e Vogël – Shetitore, mësohet nga Qendra për kulturë.
Në emër të Organizatorëve ftojmë të gjithë te apasionuarit e fjales se shkruar, të jenë pjesë e organizimit më të madhë lidhur me librin në qytetin tonë.
Si risi e Edicionit te 18-të mund të cekët numri i ekspozuesve prej 50 Shtëpive Botuese dhe Librarive ne gjuhën shqipe dhe malazeze. Rezulltat ky kryesisht i arritur prej një impenjimi dhe angazhimi me serioz nga ana e institucioneve të qytetit tonë si dhe nga bashkëpunimi me Institutin e Librit Tiranë.
Hapja Solemne e Panairit do te behet me date 03.08.2018 ne ora 20:00 .
Ne hapjen solemne do të jenë prezent Ministri i Kulturës së Malit të Zi z. Aleksander Bogdanoviq, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi si dhe perfaqësues të Institucioneve Lokale. Mbrëmja e dytë dhe e tretë e kohëzgjatjes së Panairit do t’i ofroj publikut të gjërë Mbrëmje Autoriale kushtuar shkrimtarëve Pavle Goranovic nga Mali i Zi (04.08.2018., 21:00 h) dhe Publicistit Namik Dokle nga Shqipëria (05.08.2018., 21:00 h), ne ambientet e Hotelit “Palata Venecia”.