Kryetari i Komunës Ulqinit Loro Nrekiq i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Izahiri nga Sllovenia që në tragjedinë e djeshme në Plazhin e madh humbi dy anëtarët më të dashur të saj.
Kjo tragjedi, thuhet në telegram, ka pikëlluar thellë qytetarët e Ulqinit, mysafirët dhe të gjithë njerëzit.
Në këtë momente pikëllimi ne jemi pranë jush. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen. Nënë e bir u prehshin në paqë, e babait dhe vajzës i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Kjo vdekje tragjike na ka pikëlluar thellë dhe na ka mobilizuar të gjithëve që të angazhohemi qe ata kurrë më mos të përsëriten në qytetin tonë bujar dhe mikpritës.