Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë u takua me pronarët e lokaleve për t’i shprehur shqetësimin e organeve kompetente dhe qytetarëve për ndotjen akustike. Tashmë është bërë shprehi, veçmas gjatë sezonit turistik në lokalet e natës muzika nuk njeh orar dhe kufi. Lokalet janë në garë me njëri tjetrin se kush nga ta e con më shumë volumin, pa menduar se kjo është tej normave të lejuara dhe shqetëson banorët përreth dhe mysafirët, m;sohet nga Komuna e Ulqinit.
Policia komunale jo rrallë herë intervenon për shkak të muzikës së lartë.Të gjitha këto kryetari Nrekiq ia prezantoi pronarëve. Ai kërkoi bashkëpunim me ta ose siç u shpreh në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj sejcilit që shkel normat ligjore. Nëse i referohemi standarteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë niveli i zhurmës në orët e natës duhet të jetë 45 decibel, por kjo masë tejkalohet disa fish. Në takimin e sotëm nuk ishin të pranishëm disa nga pronarët që më së shumti shkelin normat e parapara.