Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me bashkëpunëtor u takuan me përfaqësuesit e “SHANGAI ELEKTRIC POWER”, investitorët e elektranave te erës në Mozhur dhe pronarët e kompanisë “Mozura Wind Park”.

Në takim vëmendje e vecantë iu kushtua investimit që kompania në fjalë dhe ajo “Enemalta” nga Malta do të realizojnë. Projekti do të kushtojë 87 milion euro. Bashkëbiseduesit thanë se janë të interesuar dhe se do te konkurojnë në konkursin e shpallur nga Ministria e Ekonomisë për projektin e paneleve solare në Mal të Brisë.

By admini