Manifestimi letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018” I Shoqatës Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” realizuar në bashkëpunim me Teatrin Shqiptar në Amerikë si dhe me Shoqatën e Artistëve dhe Shkrimtarëve “Art Club”të Ulqinit, sivjet filloi në Gjakovë, vazhdoi në Ulqin dhe do të përmbyllet në Krujë me ndarjen e  Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”

 

Nrekiq: “Ulqini I nderuar të mirëpres “Muzat e Alpeve 2018”

 

Ndërsa, sipas kryetarit të komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, “Muzat e Alpeve” kanë kapërcyer kufijitë rajonal duke dëshmuar fjalët e shkrimtarit të mirënjohur malazez Jevrem Berkoviq, I cili me rastin e pranimit të Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” pat thënë se” miqsia e popujve fillon nga shkrimtarët dhe se manifestimet si “Muzat e Alpeve”udhëheqin drejt jetës së përbashkët”. Kryetari Nrekiq me këtë rast shtoi të jetë tejet I lumtur ky aktivitet letrar zhvillohet edhe në qytetin e Ulqinit, kultura e të cilit daton qe 2500 vjet dhe vazhdon të nxjerr artistë e shkritmarë, të cilët me krijimtarinë e tyre zënë vend të rëndësishëm në letërsinë mbarëshqiptare. “Ndër ta padyshim është edhe poeti dhe kritiku I mirënjohur dr. Basri Qapriqi I cili u nda nga jeta por la pas vetes veprimtarinë me të cilën I ka siguruar vetvees vend nderi ne panteonin e cultures culturës shqiptare. Ndaj, siguroj artdashësit e vecanërrisht “TEUTëN”, I siguroj se gjithëmonë në mbështetjen e komunës së Ulqinit”.

 

Ambasadori Durmishi:””TEUTA” le të llogaris në koordinimin dhe bashkëpunimin tonë” 

 

Ambasadori I Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi tha se takime dhe komunikime të artit, të kulturës dhe të shkencës na duhen më shumë se cdo gjë tjetër sepse, është mungesa e komunikimit mes njerëzve ajo që prodhon negativitet, mosnjohje, mospranim dhe gjëra të tilla të cilat I mbajnë distancat gjithëmonë active. “Ne tashmë kemi një marrëveshje ndërshtetrore ndërmjet dy ministrive tona të kulturës dhe brënda saj janë pikërisht aktivitete të tilla bashkëpunimi në këtë fushë. Ndërsa, veprimtaria juaj ndër vite dhe aktiviteti juaj dje në Gjakovë, sot në Ulqin dhe nesër në Krujë është një hap jashtëzakonisht I rëndësishëm në këtë drejtim. Prandaj, ambasada e Kosovës në Mal të Zi  do të dëshironte të ketë rolin e vet si dhe të jap kontributin në koordinimin e aktiviteteve të tilla,ndërsa ju mund të llogarisni në bashkëpunimin tonë”-shtoi ambasadori Durmishi në fjalën e tij.

 

Ismet Kallaba: “ Kultura nxit komunikimin dhe bashkepunimin “

 

Sikur dje në Gjakovë zv/ministrja e kulturës, rinisë dhe sportit të Republikës së Kosovës, Burbuqe Bakija Deva edhe të shtunën në Uqlin, Albert Kurtulaj, zyrtar I lartë për koordinim të politikave në Ministrinë e Kulturës, Rinsë dhe SpLortit të Republikës së Kosovës, tha: Meqënse aktivitete të këtij niveli ndihmojnë afirmimin e vlerave dhe  integrimet kulturore, “Muzat e Alpeve” ka gëzuar mbështetjen e përhershme të ministrisë sonë”. Ndërsa, Ismet Kallaba, kryetar I Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin-bashkëorganizator I manifestimit, ndër të tjera tha se: “Letërsia dhe kultura në përgjithësi I bashkon popujt, nxisin dhe I paraprinë basshkëpunimit në fusha të ndryshme, me qëllim të njohjes dhe të komunikimit të ndërsjellë. Ndërsa, në këtë kohë nisma të bashkepunimeve rajonale ne nivele shtetrore si manifestimi letar ndërkufitar “Muzat e Alpeve” I ka paraprirë dhe I shërben më së miri këtij qëllimi”. Kallaba falenderoi edhe kryetarin Nrekiq për mbështetjen e drejtpërdrejtë në realizmin e këtij manifestimi si dhe shoqatën “TEUTA” e cila ka vendosur që një pjesë ë mirë të kësaj manifestimit në Ulqin t’ia kushtojë poetit, studiuesit dhe profesorit të nderuar Basri Qapriqi , I cili si bashkëqytetar yni ka ndikuar që Ulqini të jetë I njohur në mbarë botën shqiptare dhe më gjërë”.

Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajete Bëqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA”, shprehu mirënjohjen e vecantë ndaj kryetarit actual të komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, për mundësinë e ndalimit me aktivitete edhe në Ulqin në të cilin sic tha, nuk iu ishte ofruar mundësi ta bënin përgjatë viteve paraprake në një nivel të tillë dhe se Ulqini ishte prehëri I romanit të saj të parë rinor “Ylli I Fatit I pushonte në dorë”.

 

“Ske me dal nga parajsa…!”

 

“S ke me dal nga parajsa”, ishte poezia me te cilen prof.dr. Sali Bashota filloi kumtesën kushtuar jetës dhe veprës se shkkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur ulqinak Basri Capriqit, I cili iu përkiste gjithë hapësirave mbarëshqiptare dhe la pas vetes një bagazh të pavdekshëm në thesarin e letërsisë mbarëshqiptare, ballkanike e me gjërë ndonëse pa I mbush te 58-tat iku nga kjo botë tokësore për t’u ngritur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsise shqipe. “Basri Capriqi ishte poet I mrekullueshëm, eseist brilliant, studiues I letërsisë dhe mësimdhënës I vecantë, ndëra vepra e tij me ese e poezi , e cila është perfshirë në dhjetëra antologji botërore. Vlera e veprës së tij në fushën e studimeve letrare si dhe në atë të poezisë dëshmon se Basri Capriqi do të mbetet ndër poetët dhe studiuesit me të rëndësishëm të hapësirave mbarëshqiptare”.

 

Martinoviq: “Capriqi në radhën e shkrimtarëve që vetdijësojnë popujt”

 

Ndersa, shkrimtari I mirënjohur malazez Mirash Martinoviq, laureat I 4 i Cmimit “TEUTA” në hapje të orës letrare kushtuar jetës dhe veprës së Basri Capriqit solli përshendetjet e akademikut Jevrem Brkoviq. “Berkoviq që nga lindja dhe zhvillimi I mëtutjeshëm I kësaj ideje ka qendruar me ne dhe ka qënë gur themeltar I këtyre takimeve e roli I tij dihet kur ishte në pyetje populli shqiptar në ato kohë të errëta. Ndërsa në promovimin e librit Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, të Radovan Zogoviqit, ai tha dicka të mrekullueshme:”Në histori ekzistojnë momente të caktuara në të cilat shkritmarët e mëdhenj I ndërgjegjësojnë popujt e tyre. Me këtë rast unë mendoj në Zogoviqin, Berkoviqin, Ali Podrimjen, në gjithe plejadën e laureatëve të Cmimit për Vepër Jetësore, “TEUTA”, përfshirë edhe Basri Qapriqin I cili do duhej të ishte këtu me ne, për të pasuruar manifestimin tonë me madhështinë e tij dhe me veprën moderne dhe evropiane…Letërsia shqipe do të jetë krenare me veprën e tij e cila do të mbetet gjithëmonë objekt vëmendjeje”. Xhevdet Capriqi falenderoi organizatorët për përkushtimin ndaj të vëllait, Basri Capriqit, programi për të cilin  vazhdoi me lexim poezishë dhe evokime kujtimesh.

 

Dita e dytë e manifestimit Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018” u përmbyll me mirënjohje për “Art Club”-in dhe për kryetarin e komunës së Ulqinit Loro Nrekic, si dhe me një darkë të përbashkët shtruar nga komuna e Ulqinit. Përderisa, dita e tretë e manifestimit vazhdon në qytetin e Krujës, ku edhe do të ndahet Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, shkrimtarit të mirënjohur nga Kosova, Nazmi Rrahmanit.

 

By admini