Harasani: Këshilli Kombëtar është Këshill partiak dhe se nuk ka hapësirë ​​për intelektualë dhe për ata që mund të kontribuojnë profesionalisht në punën e tij.

Shpërndarja e funksioneve partiake në Këshillin Kombëtar Shqiptar paraqet një keqpërdorim të organeve qëllimi i të cileve duhet të jetë largë pjesmarrjeve partiake, të njëjtat duhen të përfaqësojnë interesat shqiptare që deri më tani nuk ishte rast. Deklaroi sot Këshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Ilir Harasani.

Dje u emëruan nënkryetaret e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe atë një zyrtar i lartë i Alternativës Shqiptare Maliq Çunmuljaj, Ibër Hoti i cili ishte bartës i po kësaj partie në zgjedhjet lokale në Plavë, Lindon Gjelaj u zgjodh sekretar i Këshillit, i cili ishte gjithashtu në organet e Partisë së Gjergj Camai. Në fund të muajit të kaluar, Kryetar i Këshillit u zgjodh nënkryetari i Forcës Faik Nika, i cili në atë post e zavensoi kolegun e partisë dhe nënkryetarin e Kuvendit Genc Nimanbegun.

Harasani thekson se Këshilli Kombëtar është Këshill partiak dhe se nuk ka hapësirë ​​për intelektualë dhe për ata që mund të kontribuojnë profesionalisht në punën e tij.

“Intelektualët e pavarur kur kanë kandiduat nuk kanë marrë as edhe një votë për shkak se nuk kishin mbështetjen politike që është e pakuptimtë, dhe për këtë arsye ka nevojë të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit”, tha Harasani.

“Ky lloj i hapjes së funksioneve në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me çelësin e partisë është i papranueshëm dhe abuzim me një pakicë kombëtare vetem për të knaqur interesat e një grupi të vogël të cilët përcijellin politikën e verbër dhe përgjegjëse që shqiptarët ende jetojnë në pjesët më të varfëra të Malit të Zi. Ky organ deri më tani nuk ka arritur t’i përgjigjet rolit të vet- përfaqësimit të interesave të shqiptarëve në Mal të Zi, “përfundoi Harasani.

By admini