Mustafa-Nano‘Në fundjavën e shkuar isha në Budva dhe me të mbërritur atje zbulova se nuk isha i vetmi që kisha planifikuar ta kaloja të shtunën e të dielën në Mal të Zi. Në parkimin e hotelit, tetë në dhjetë makina ishin me targa shqiptare. Në recepsion më thanë se po, ishte e vërtetë, rreth 80% e klientëve ishin shqiptarë (një nga ditët e fundjavës përkonte me ditën e Shën Valentinit, që ne kemi zënë ta festojmë me bujë). Nuk ishte e fshehtë për mua që Mali i Zi parapëlqehej prej shqiptarëve për qëllime turistike, por nuk e dija që kjo dukuri të kishte përmasa të tilla. Atje, në atë rast, të dukej se ti nuk ishe në një vend të huaj. Dhe për personelin e hotelit kjo nuk ishte një e papritur. Shqiptarët ishin në mënyrë konstante klientë të tyre. Madje, në interieur-et e hotelit më kapi veshi veç më të rrallë ndonjë bisedë italisht, dhe tek-tuk ndonjë bisedë në gjuhën lokale. Gjithë të tjerët flisnin në gjuhën shqipe”, kështu shkruan në hyrjen e shkrimit të tij ”LE TA BËJMË SHQIPËRINË SI… MALI I ZI!”
analisti shqiptar Mustafa Nano.

Për të lëxuar shkrimin e plotë klikoni KËTU

By admini

One thought on “Në Budva flitet ”vetëm” shqip – Për Shën Valentin 80% e mysafirëve nga Shqipëria”
  1. Nese done ta besh Shqiperine si Mal i Zi atehere duhesh te brohoritsh” ” vra e pre qe malazezet mos te egzistojne”. Ashtu malazezet i presin sportistet shqiptar. Nuk kane faj kane mesuar nga “vllau i madh” (serbet).

Comments are closed.