Fadil Vokrri kur luante per Prishtinen

 

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur sot në moshën 57-vjeçare, shkruan Koha Net.

Vokrri ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Sulmi në zemër ndaj Vokrrit ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit derisa po bënte fitnes. Avdush Bajgora ka thënë për KTV se në emergjencë, Vokrri ka shkuar pa shenja jete. “Ne vetëm e kemi konfirmuar vdekjen”, ka thënë ai.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

By admini