Vjen dhe trofeu  i 12 për klubin e Taekwondo-së Ulqini gjatë sezonit pranveror. Taekwondo Ulqini fiton kupën e vendit të parë në turneun “Fojnica open”. Të shtunen me datë 02.06.2018 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtar për të 21 vit me radhë “Fojnica open” 2018. Në këtë aktivitet sportiv Taekwondo Ulqini u paraqit me 22 garues. Taekwondo Ulqini kthehet me 19 medalje dhe 4 kupa. 5 medalje të arta, 9 medalje të argjendit dhe 5 medalje të bronzit. Në kategorin e kadetëve të rinjë fiton kupën  e vendit të dytë, në kategorin e kadetëve fiton kupën e vendit të tretë, ndërsa në rënditjen e përgjithme Taekwondo Ulqini fiton kupën  e vendit të parë.

Garuesit Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja u shpallen garuesit më të suksesshëm të turneut.

Medalistët e artë
🥇Bledar Kasmi 🥇Amar Bakalli 🥇Merisa Malokraja 🥇Sara Kraja 🥇Sumeja Bisha
Medalistët e argjendtë:
🥈Abdullah Dervishi 🥈Amell Nuti 🥈Amrudin Hoxhiq 🥈Besart Kuqi 🥈Enis Kurti 🥈Hadi Resulbegu 🥈Harun Dervishi 🥈Amra Dushku 🥈Mervana Mucaj
Medalistët e bronzit:
🥉Mersida Demiri 🥉Amella Nuti 🥉Enes Dushku 🥉Arta Ismailaga 🥉Dion Mustafa.

Rënditja ekipore: Kadet të rinjë – vendi dytë 🏆🥉Kadet – vendi tretë 🏆. Rënditja e përgjithshme: Taekwondo Ulqini Vendi parë 🏆.

Falenderojmë të gjithë sponsorët dhe prindërit që na përkrahen dhe na mundësuan pjesmarrjen tonë në këtë aktivitet sportiv.

Përgaditur nga Fikret Dushku prof, trajner i Tkd Ulqini

By admini