Sipas të dhënave të Ministrisë së të drejtave të pakicave të Malit të Zi, vitin e kaluar 392 veta kanë kërkuar dhe kanë shkruar emrin dhe mbiemrin e tyre në gjuhën shqipe gjatë procedurës së marrjes së leternjoftimeve.

Sa i përket numrit të regjstrimit në gjuhët tjera situata është si vijon: 26 240 veta në gjuhën malazeze, 910 në gjuhën serbe, 52 në atë boshnjake dhe 26 në gjuhën kroate.

Ndërsa ku bëhet fjalë për pasaportat lëshuara gjatë vitit të kaluar, 477 veta kanë kërkuar dhe kanë regjistruar emrin në gjuhën shqipe. Në 30 700 pasaporta u regjistrua emri në gjuhën malazeze, në 798 pasaporta në gjuhën sërbe, 118 në atë boshnjake dhe 23 në atë kroate.

By admini