”Është shumë mirë që po rinovoni kapacitetet turistike dhe në këtë mënyrë po pasuroni ofertën e Ulqinit. Ama, kjo nuk ju jep të drejtë që të shkelni ligjin, hidhni mbeturinat inerte ku nuk e kanë vendin dhe ti bëni dëm qytetit dhe qytetarëve të tjerë. Kolegët tanë për çdo ditë, 24 orë, po japin çdo gjë nga vetja që shtëpia jonë e përbashkët, Ulqini, të jetë sa më i bukur. Kini konsideratë, jepni kontributin tuaj që Ulqini në sezon të jetë “xixë”” , kështu shprehen nga NP ”Veprimtaritë Komunale nëpërmes faqes së vet ndaj këtij fenomeni të shëmtuar.

Punëtoret e kësaj ndërmarrjeje kanë pastruar vendin dhe kanë ndërruar kantat e bërllogut në pikat ku janë dëmtuar.

By admini