Pas gjurmimeve arkeologjike të bëra para dy viteve në qytetin e Shasit konkretisht në Katedralen e Shën Gjonit ishte në plan edhe konservimi i saj. Punimet kanë filluar, prandaj Shoqata ORA, BL e Katërkolles dhe Muzeu i Ulqinit do të marrin iniciativën që kjo kishë të shpallet muze në kuadër të Parkut ekologjik të Shasit.
Në lidhje me këtë TV i Malit të Zi, në kuadër të programit Mozaiku ka realizuar një kronikë që mund të shikoni më poshtë.