Ish-punonjësit e Rivierës së Ulqinit, të cilët ishin të punësuar në hotelet Bellevue dhe Olimpik në Plazhin e Madh, 61 prej tyre, morën pagesat afatgjata muajin e kaluar në shumën prej 12 mijë deri në 50 mijë euro Sipas informatave jozyrtare që ka siguruar e përditshmja “Vijesti”, punëtorëve u pagua gjithsej një shumë prej rreth dy milionë euro.

 

Por kjo e përditshme shtron pyetje se nga kush janë paguar punëtoret pasi një gjë e tillë nuk është bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale as edhe nga kompania Karisma.

 

Nga Sindikata komunale thonë se ata kanë njohuri se paratë janë paguar nga Qeveria ose Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

 

By admini