Kandidati për President Mladen Bojaniq, para disa ditëve vizitoi Kryporen, Valldanosit dhe Ulqini.

Bojaniq duke biseduar me qytetarë tha që në momentin kur të marr postin e Presidentit do të luftoj që qytetarëve të Ulqinit dhe ish pronarëve t’iu kthehet prona e tyre në Valdanas, kështu shkruan në faqen e tij në fb ky kandidat.
“Kryporen duhet hequr nga dora e matrapazëve dhe poashtu duhet që ajo përsëri të kthehej në funksion. Vetëm rihapja e fabrikës mundëson që ta ruajm biodiverzitetin” deklaroi Bojaniq.

“Trajtimi i problemeve të qytetarëve të Ulqinit si dhe popujve tjerë pakic në Malë të Zi nga ana e qeveris eshtë nënçmuese për ato, duke patur parasysh se ato nuk munden t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre si dhe potencijalet në sferën e ekonomis”, shtoi ai nëpërmes faqes së vet.

Bojaniq shihet si kandidat i cili mund të jetë rivali kryesor i Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen kësaj të diele në Mal të Zi. Ai në këto zgjedhje ka marrë përkrahjen e partive me orientim qytetar të cilat e njohin shtetin e Malit të Zi siç është URA apo ndonjë tjetër por edhe atyre proserbe që në këtë pikë akoma nuk kanë ndryshim të pozicionimit.

By admini