Nga Nevryz Shaptafi
Ka disa dite qe po mendoj te bej nje shkrim per perkrahjen qe partite shqiptare i ofruan kandidatit per president Millo Gjukanoviqit,me saktesisht , prej dites qe PD- ja i ofroi perkrahjen e saj ketij kandidati.Por ngurrova, sepse PD njihet si dege e DPS-it ne Ulqin, dhe lideri i PD-se ishte aq entuziast qe partia mëmë, pra DPS-i , nxorri pikerisht liderin e vet si kandidat per president te Malit te Zi, dhe Gjeka donte, dhe duhej te ishte i pari ne listen e partive qe do ta perkrahnin kete kandidat.Ditet kaluan , dhe nuk vonoi shume, ne rradhe u vu partia tjeter qe ja ofroi perkrahjen Sulltanit.Behet fjale per UDSH-ne apo degen e pare te DPS-it ne Ulqin.Mirepo kjo parti nuk u nxitua shume , dhe perkrahjen ja ofroi ne nje menyre pak me diplomatike se PD-ja.Kjo parti, pra UDSH-ja doli me nje deklarate se kinse ka caktuar nje mbledhje te keshillit qendror, dhe ne ate mbledhje eshte vendosur qe kjo parti ti ofroje perkrahjen M.Gj.si kandidat per president, perndryshe nga PD-ja e cila as nuk mbajti mbledhje , as nuk pyeti keshillin e as nuk u konsultua me kryesine, sepse lideri i PD-se eshte vete keshill , vete kryesi , vete cakton , vete propozon , vete emeron, vete shkarkon, vete jep doreheqje, vet kandidohet dhe vete fiton , pra eshte Alfa dhe Omega i partise. Nuk vonoi shume dhe ne rradhe per te perkrahur Sulltanin u vu edhe partia tjeter shqiptare, nacionale, autoktone, demoktratike , kadrovike, Forca .Edhe kjo parti kinse mbajti nje mbledhje dhe keshilli i kesaj partie paska vendosur te perkrahe Sulltanin.Çuditerisht kesaj here kjo parti nuk nenshkruajti asnje aneks marreveshje me Sulltanin, e harroj Valldanosin, i harroj te drejtat e shqiptareve ne MZ, e harroj Lidon, e harroj Morsko Dobron , me nje fjale i harroj te gjitha ,dhe perkrahjen ja dha bianco te vulosur dhe firmosur nga kryetari i partise. Kjo sjellje e lidereve shqiptare tregon se dallimi ne mes te partive shqiptare dhe DPS-it eshte vetem forma se si zhvillohet loja, por qe ne fund mushka i çon drute ne te njejtin vend, dhe me sigurine me te plote se asnje dru nuk do te humbe rruges. Dhe keshtu te tria partite e ,, medha ,, shqiptare te Ulqinit i ofruan ndihme dhe perkrahje ne keto momente te veshtira qe po kalon Sulltani. Sepse te jesh oborrtar ne oborrin e Sulltanit eshte privilegj por eshte edhe pergjegjesi. Eshte privilegj sepse Sulltani te emeron Kryetar Komune, te ben deputet, te ben edhe Minister, edhe Kryetar KNSH-je,edhe Nenkryetar parlamenti,ti fsheh dosjet e mbushura me abuzime, ti pezullon padite penale dhe plote ndihmesa e lehtesime te tjera. Por eshte edhe pergjegjesi , sepse nese nuk je i degjueshem dhe kundershton Sulltanin atehere te shkon koka. Dhe meqe oborrtaret e Sulltanit i dijne mire keta pune sepse kane pervoje disavjecare ne Oborr , atehere jane te detyruar te ruajne koken e vet secili.Sulltani bile bile ka nje rregull te shkruar qarte ku thuhet:Ai qe sot pranon nje ndihme , neser eshte i obliguar te zbatoje nje urdher. Dhe keshtu te tria partite shqiptare po zbatojne urdhrat e Sulltanit .Sulltani e ka fitoren shume afer.Ne ditet ne vazhdim pritet edhe perkrahja e CAPIT (PQSHI), dhe fitorja eshte e sigurte. Keshtu pra,Sulltani mund ta beje gjumin rehat. E mira e kesaj maskarade eshte se me ne fund u realizua nje utopi. Ne si shqiptare te pakten nje here i pame se partite shqiptare jane ne sintoni te plote rreth nje ceshtjeje.Por hipokrizia me e madhe eshte se keto parti behen bashke per te perkrahur Sulltanin , por asesi nuk mund te dakordohen per te dale ne zgjedhje parlamentare ne nje liste te perbashket.Pervec kesaj keto parti jane ne sintoni te plote per te perkrahur Sulltanin, por kane antagonizma te theksuara dhe asesi nuk mund te mirren vesht qe te formojne shumicen ne Komunen e Ulqinit, edhepse i kane numrat dhe nuk kane nevoje per parti tjera.Pra, kur duhet te bashkohen per te miren e Sulltanit, keto jane unanime, ndersa kur duhet te bashkohen per te miren e Ulqinit keto jane ne disonance.Lind pyetja: a thua pse keto parti jane ne koherence ndaj Sulltanit , ndersa kane divergjenca rreth formimit te shumices ne Ulqin.Interesat e kujt mbrojne keta lidere, te Sulltanit apo te qytetarve dhe qytetit tone.Pra nese keto parti jane te formuara dhe luftojne per te mbrojtur gjuhen, kulturen, traditen dhe gjithcka tjeter qe nderlidhet me qytetin tone dhe shqiptaret ne Mz, atehere si mundet qe po te njejtat parti te perkrahin nje kandidat i cili me politiken e tij po e than Ulqinin dita dites.Kjo perkrahje do te thote:
Faleminderit politikes zhvillimore te Ulqinit per 27 vite,
Faleminderit per ekonomine qe dita dites po vjen duke e humbur kuptimin e saj,
Faleminderit per falimentimin e ndermarrjeve shoqerore dhe bujqesore,
Faleminderit per papunesine,
Faleminderit per turizmin e(ne)litarë,
Faleminderit per Komunen e Tuzit, Faleminderit per particimin proporcional te shqiptareve ne institucionet shteterore,
Faleminderit per perdorimin e flamurit, per perdorimin e gjuhes shqipe, per tekstet shkollore,
Faleminderit per shitjen e Kripores 0.06 cent/1m2,
Faleminderit qe e zbraze Krajen nga shqiptaret,
Faleminderit qe ja more ingerencat komunes me ligjin per ndertim dhe legalizim,
e shume e shume falenderime te tjera qe ja kena borxh ketij kandidati.
Dhe ajo qe eshte me paradoksale dhe shqetesuese eshte fakti qe kaluan gati dy muaj , prej qe perfunduan zgjedhjet, dhe asnje nga partite e ashtuquajtura nacionale nuk mori nje iniciative per te organizuar bisedime per formimin e nje koalicioni brenda trupit nacional , por te gjitha partite qe nga data 5 shkurt kane ule kuburet dhe kane ngrit duart lart, deri ne ,, permiresimin,, e kohes .Kjo sjellje e lidereve te partive shqiptare perkon me menyren se si Meterniku e ka cilesuar car Aleksandrin. Ai e pershkruante carin si nje kombinimim te cuditshem mes virtyteve mashkullore dhe dobesise femerore, dhe theksonte se cari ishte shume i dobet per nje ambicje te vertete por shume i forte per nje krenari bosh.E me e keqja eshte se gjate ketyre dy muajve pervec DPS-it( dhe ata me frazen e tyre te njohur, Ne duam Kryetarin e Komunes), te cilet dolen disa here ne deklarata ne portale e mjete te tjera te informimit, te tjerve nuk ju degjua zeri.Nuk ju degjua zeri partive tjera pjesemarrese ne zgjedhje, nuk ju degjua zeri KNSH-se, nuk folen portalet,nuk folen gazetaret, nuk folen intelektualet,nuk folen analistat.Dhe e gjitha kjo heshtje te krijon pershtypjen se vendi jone gjendet ne kolaps politik, mediatik, intelektual etj. Eshte ne rregull qe ndoshta nuk doni te perkrahni dhe nuk ju pelqen asnje kandidat nga opozita, por keni pasur dy alternativa:ose perkrahni Sulltanin me kushte, ose te abstenoni.Do te kishit dale faqebardhe edhe me votuesit tuaj edhe me shqiptaret ne pergjithesi. Ju kreret e partive politike shqiptare ,me kete akt keni vulos turpin tuaj, dhe brezat e ardheshem do tju gjykojne. Ju sot, doni apo nuk doni jeni duke ndertuar permendoren tuaj.Ne te dicka do te shkruhet: ose, ajo gjenerate e ka nxjerre vendin nga kriza, ose ajo gjenerate e ka nxjerre veten nga kriza.Zgjedhja eshte ne doren tuaj.