Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal e Zi, të 7-tat që nga futja e sistemit shumëpartiak, të cila do të mbahet më 15 prill 2018, të drejtë votimi të ketë rreth 530,000 zgjedhës.
Në këto zgjedhje presidenciale do të marrin pjesë shtatë kandidatë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, ku në garë ishin vetëm dy kandidatë. Sipas kandidaturave të paraqitura, kandidatët janë: Milo Djukanovic, Draginja Vuksanoviq, Mladen Bojanic, Marko Milacic, Hazbi Kalac, Vasilija Milickoviç dhe Dobrilo Dedeic, shkruan Ulqini Online.
Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) nga Lubjana, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ka dalur me një analizë të hollësishme të cilën mund ta lexoni këtu.
Sipas këtij instituti duke u bazuar në analistët e tyre, besohet se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi përsëri do të vihet në pah rëndësia e komuniteteve pakicë, votat e të cilëve do të jenë vendimtare në zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi. Gjatë sundimit të tij, Milo Gjukanoviç ka vendosur kryesisht marrëdhënie harmonike me të gjitha bashkësitë etnike në Mal të Zi, gjë që i ka dhënë atij mbështetje të mëtejshme politike.