
SH.B.RUMIA organizon ecje nga Tivari deri në Lijare të Krajës
”Rrugës së të mbijetuarëve të Masakres së Tivari” të diele, me 01.04.2018.
Detajet e aktivitetit:
Ora
07:00 Nisja nga Komuna e Ulqinit
08:00 Vizit ish ndërtesës së Monopolit të Duhanit në Tivar
09:00 Nisja nga Tivari i vjetër (Kalaja) për në Lijare të Krajës
Orët e pasdrekës, mbërritja në Lijare dhe shpërndarja e bjeshkatarëve.
Gjatësia e këtij shtegu është 12km, disnivel 1000m, 6-7 orë ecje dhe i takon shkallës së vështirësisë së mesme. Është rast i bukur që të kalohet edhe nëpër vendet si Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës etj.
Të nevojshme janë këpucë dhe veshje të përshtatshme, ushqim
dhe 2-3 L ujë.
Poashtu njoftojmë që transporti do të jetë i organizuar, per arsye se fillohet ne Tivar te Kalaja dhe zbritet ne anen tjeter ne Karajë. Çmimi i biletës është 8€ për person. Në biletë është i përfshirë udhëtimi nga Ulqini deri në Tivar si dhe kthimi nga fshati Lijare (Krajë) për në Ulqin. Personat ose grupet që do udhetojnë me mjetet e vume ne dispozicion nga SH.B.RUMIA duhet te lajmrohen deri me date 30 Mars.
Per rezervim na kontaktoni këtu përmes faqes ose tek z. Fatmir Markashi në këtë numër telefoni: 069–962–297
Mirë u takoshim!, kështu thuhet në njoftimin e SHB ”Rumia” nga Ulqini.