Gjendja në fshatrat e Anës së Malit, sidomos në fshatin Lisen Bore vazhdon të jetë alarmante.
Niveli i ujit vazhdon rritjen dhe banorët këtyre zonave tani merren me shpetimin e atyre çka mund të shpëtohet, shkruan Ulqini Online.
Nga fshati Lisen Bore, lexuesi yne Dritan Taipi na ka dërguar disa pamje që tregojnë situatën alarmante me të cilën po përballen banoret. Z. Taipi thote se niveli i ujit vazhdon rritjen dhe situata po përkëqsohet nga momenti në moment.
Është momenti që organet kompetente të ndërmarrin masa që të ndihmojnë sa më shumë këta banorë në këtë situatë në të cilën gjenden. Në këtë ndihmë duhet të inkuadrohet edhe subjektet private dhe individë me sa mundësi që të kenë.