
Situatë e rëndë është duke mbizotruar në fshatrat Sukubinë, Lisën Bore dhe Fraskanjel të Anës së Malir si pasojë e vërshimit të lumit Buna i cili ka dalur nga shtrati. Gjatë ditës së diele edhe pse paradreke nuk kishte reshje atmosferike situata u përkëqësua dhe niveli i ujit u rrit mbi 50cm në një kohë shumë të shkurtër.
“Vetëm për pak kohë, lartësia e ujit është ngritur për 50cm”, kështu shkruan Ruzhdi Tahiri nga fshati Lisen Bore të Anës së Malit në orët e pasdrekës së vonë, shkruan Ulqini Online.
Tani nuk bëhet fjalë më për të mbjellurat e stinës apo rezervat ushqimore për kafshët por kemi të bëjmë me rrezikim serioz të shtëpive dhe njerëzve.
Ditët në vazhdim parashikimi i kohës nuk shkon aspak në favor dhe niveli i ujit mund të pësojë rritje akoma.
Fshatarët e këtyre fshatrave janë në ethe duke shikuar nga qielli dhe parashikimin e kohës për ditët në vazhdim. Me këtë rast do të ishte e udhës që organet kompetente të jenë pranë këtyre banorëve dhe të ndihmohen që ta përballojnë këtë situatë shumë të rëndë dhe mjaft serioze.