Në Ulqin nisi nënshkrimi i peticionit për përcaktimin e pronësisë së Kripores me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit dhe prodhimin e kripës.
Peticioni do t’i drejtohet Qeverisë së Malit të Zi, raporton Zëri i Amerikës.
Raporti i komisionit të BE-së për progresin e Malit të Zi gjatë vitit të kaluar, parashikon mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të kësaj kriporeje.