Nga Ali GJEÇBRITAJ

Të shtunën me 10 mars, shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” në Krajë shenoi pervetorin e 89-të të saj. Me këtë rast nxënësit, anëtarë të seksoineve të ndryshme që veprojnë në gjirin e saj për moshatarët , prindërit, mësimdhënësit dhe të tjerët kishin përgatitur një programë të begatë kulturo- artistik, gërshetuar me këngë, valle, recitime dhe grimca humoristike. Programi festiv me këtë rast nisi në oren 10:00 me gara sportive dhe lojra popullore. Pas një ore aktive në terenet sportive të shkollës u bë përurimi i revistës së shkollës “Valët” . Është ky numri jubilar i kësaj reviste të nxënësëve e cila rrugëtimin e vet e nisi në vitin 1999, kur edhe botohet për të parën herë revista shkollore në shkollën e Krajës. Meritë për këtë ka padyshim seksioni letrar “Gjon Buzuku” që vepron këtu e më shumë se dyzet vjet. Për përmbajtjën e numrit jubilar dhe në përgjithësi për rrugën njëzetë vjeçare të revistës foli redaktori i revistës, autor i këtij shkrim i cili ndër të tjera tha se në kohën kur u botua numri i parë shkolla kishtë 279 nxënës, ndërsa sot kur po përurojmë numrin 20 të saj numri i nxënësve në shkollë është 86. Megjitahte redaksia e revistës më aktivite të larmishme, duke shfytëzuar telentët e rinj të seksoineve të ndryshëm arriti të grumbulloj material për botim nga lëmi të ndryshme që zhillohën në shkollë. Në brendinë e revistë “Valët” numër 20, lexuesit, nxënësit dhe të tjerët kanë rastin e mirë të njihen me krijimet më të mira letrare të nxënsësëve, poezi në rubrikëm “Mozaiku poetik” dhe në prozë në rubrikën “Krijime letrare-prozë”. Vend të pasaçem në revistë zë edhe rubrika Kalendari i shkollës, pastaj rubrikat argëtues, ekspozite jonë e tj. Nxënësit krijues para dashamirësëve të fjaës së shkruar lexuan punimet e tyre që janë botuar në këtë numër. Përndryshe edhe ky numër i revistës u botua falë sponsorizimit të familjes së Besim Markut më banim në SHBA.
Kur bëjmë fjalë për revistë “Valët” duhet cekur se falë një projekt që redaksia bëri para dy vitesh e që për fat të mire u realizau falë Fondit për mbrojtjën e lirive dhe të drejtave të pakicave u bë lidhja e 18 numrave në një libër në sasinë 300 ekzemplarë. Kjo lidhe duke shtuar edhe dy numrat në vijim padyshim se është arkiv i gjallë i veprimtarisë kulturore e arsimore të shkollës në Krajë gjatë 20 viteve të fundit.
Në pjesën qendrore të programit festiv që u mbajtë në mesditë në sallën e edukimif fizik, mbushur përplotë me nxënës, prindër , ish nxënës të shkollës dhe të tjerë që kishin ardhur edhe nga Ulqini e Tivari për të marrë pjesë në këtë kremtim, nisi programi kulturo-zbavitës. Nderauan me pjesëmarrjën e tyre përfaqësues të pushtetit vendor, ambasadori i Shqipërisë në Podgorici z. Ernal Filo, mësues dhe nxënës nga shkolla e binjakëzuar “Skënderbeu” Blinisht, Pejë, veteran të arsimit ,përfaqësues të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore jo vetëm nga Mali I Zi por edhe nga Shqipëria etj. Në fillim të programit për të arriturat e kolektivit, suksesit të nxënësëve dhe synimet në të ardhmën foli drejtori Beqir Berasheviqi. Përshendetën me këtë rast kryetari i komunës së Tivarit dr. Zoran Srzentiq, ambasadori Shqipërisë në Mal të Zi shkelqësia e tij, Ernal Filo dhe drejtori i shkollës së binjakëzauar “Skënderbeu” nga Peja, Hamdi Alushaj.
Në pjesën kulturo -zbavitës nxënësit shfaqën një program të begatë kulturo artistik. Ata shpalosen para publikut artëdashës të arriturat e veta duke vallëzuar, interpretuar, luajtur e kënduar. Nderuan dhe e begatuan programin, mysafirët, nxënës nga Blinishti Pejës me instrumentale dhe me valle popullore. Përshtypje padyshim lanë instrumentistët e rinjë Kosovar kur luajtën Himni e Kosovës. Vallja e Podgurit luatur poashtu nga nxënësi kosavar ishte një arritje artistike e vallëzimit. Recitimet e poezive, grimcat humoristike, këngët dhe interpretimet e nxënësëve u duartrokitën gjatë nga publiku. “Vallja e Tropojës” me të cilën grupi i valleve të shkollës së Krajës u paraqit edhe me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në Ulqin mbylli programin e fetes së shkollës në Krajë.
Dita e mire me diell, ambientet e zbukuruara me punime të ndryshme, vizatime dhe piktura nga lënda e artit figurative, ekspozita e shkollës, punë dore të nxënsëve të gjita këta punë në aktivitetet jashtëshkollore-aktivitete të lira, programi i larmishëm kulturozbavitës bënë që të pranishmit të kalojnë një ditë të këndë shme si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Për këtë u kujdesën kolektivi i shkollës dhe nxënësit e saj.
Kujtojmë me këtë rast se si ditë e fillimit të shkollës në Krajë konsiderohet 10 marsi vitit 1929, kur u hap shkolla e parë në Maxhuaraj, atëbotë në gjuhën serbe. Hulimtimet deshmojnë se në Krajë shkolla ka patur shumë më heret , në Skje më 1892, në Arbnesh më 1895 dhe në Ostros, 1896. Përndryshe mësimi në gjuhën shqipe në Krajë për të parën here zhvillohet në vitin 1942. Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” është e vetmja shkollë që mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në teritorin e Komunës së Tivarit. Nga ana tjetër është trishtuese se për çdo vit numri i nxënsëve në Krajë është gjithnjë e më vogël. Dy paralele të ndara të shkollës për fattë keq u është vënë dryeri. Drojë e madhe është së një fat i tillë i pret edhe paralelet tjera të ndara.

By admini