Për 24 orë lexuesit e faqes Ulqini Online kanë pasur mundësi të marrin pjesë dhe të përgjigjen në pyetjen: ”Cili koalicion do të duhej të qeverisë me Ulqinin?”.

Është interesante se lexuesit e kësaj faqe votuan njëjtë sikur edhe në zgjedhjet e 4 shkurtit. Dëshira e lexuesve, në masen 31%, ishte që me Ulqinin duhet të qeverisin subjektet shqiptare, përkatësisht koalicioni, FORCA – ”ZGJOHU ULQIN” – UDSH.

Në vend të dytë u rendit koalcioni eventual FORCA – ”ZGJOHU ULQIN” – URA që mori 27% të votave.

Më interesantja e këtij sondazhi është se koalicioni favorit për të formuar qeverisjen e ardhshme në Ulqin, koalcioni DPS – FORCA – ”ZGJOHU ULQIN” – UDSH – SD – PARTIA BOSHNJAKE ka marrë vetëm vetem 6% të votave që ishte më së paku vota nga të gjitha 5 opsionet e ofruara si përgjigje.

Shikoni pamjen e mëposhtme me përgjigjet e lexuesve.

 

By admini