Rivotimi i kësaj së diele në Ulqin ka sjellë edhe një befasi të vogël. Partia më e madhe në Mal të Zi, DPS-i, e cila pretendon të marrë timonin e Komunës së Ulqinit ka humbur edhe një këshilltar në parlamentin e ardhshëm lokal të këtij qyteti.

Në këtë mënyrë DPS-i ka humbur një këshilltar si rezultat i rivotimit. Ky këshilltar i kalon partisë SDP të Ranko Krivokapiqit, partnere e dikurshme e DPS-it në nivel qendror dhe lokal.

Pas rivotimit numri i këshilltarëve në Parlamentin e Ulqinit është si mi vijon: Forca dhe DPS do të kenë nga 8 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” do të ketë 7,  UDSh dhe SD nga 3, URA 2, kurse SDP dhe Partia Boshnjake nga 1 këshiltarë.

By admini