Nga Gjekë Gjonlekaj/New York

Në Konferencën e Daytonit nuk ishte thënë asnjë fjalë për Kosovën. Kështu shkruan Madeline Albright në librin e saj “Madame Secretary”. Zonja Albright shkruan se Kosova ishte përjashtuar krejtësisht nga Konferenca e Daytonit dhe si pasojë shqiptarët themeluan ne vitin 1996 “Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. Kryenegociatori i bisedimeve të Daytonit, Richard Holbrook e kishte pranuar kërkesën absolute të Sllobodan Millosheviqit që në Dayton nuk do të  flitej për Kosvovën. Bile këtë marrëveshje me Sllobodan Millosheviqin, Richard Holbrook e kishte nënshkruar para se diktatori sërb të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara. Këtë marrëveshje diplomati amerikan  R.Holbrook e kishte mbajtur sekret për disa vjet. Të vërtetën që  Madeline Albright e kishte bërë të ditur në veprën e saj të lartpërmendur, Unë e kisha dëgjuar me vesh të mi gjatë një takimi me delagacionin amerikan në Konferencën e Daytonit. Pyetjes sime nëse në Dayton flitej për Kosovën diplomati amerikan Rudolph Perina ishte përgjegjur: “Jo këtu në Dayton nuk flitet për Kosovën, për arsye se ju shqiptarët nuk jeni palë ndërluftuese, këtu bisedohet vetëm për ata që janë në luftë.”

Rudolph Perina bëri edhe disa komente tjera për Koosvën. Unë kisha hyrë në Konferencën e Daytonit si përfaqësues i demonstruesëve shqiptarë të Amerikës. Faktin që në Dayton nuk flitej për Kosovën ia tregova Radio BBC-is dhe agjencive tjera ndërkombëtare të lajmeve. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte llomotitur për një kohë të gjatë se gjoja Kosova ishte në rënd dite në Dayton. Kjo ishte rrëna  më e madhe që kishte llansuar LDK-ëja. Deri atëherë rrënat e LDK-ës nuk kishin qënë aq shumë të dëmshme. Besniket e tyre në Amerikë ishin futur thellë nëpër organizatat dhe shoqatat shqiptaro-amerikane. Kishin depërtuar nëpër  organizata antikomuniste të Shqipërisë,bile edhe në qëndra të ndryshme fetare. Çfardo lloj aktiviteti për të mirën e Kosovës që nuk e organizonte LDK-ëja, bile edhe demonstratat kundër Sllobodan Milloshevit ata quanin të dëmshme për Kosovën.  Në janar të vitit 1996 kur  “Fondacioni Dedë Gjo’Luli” në New York kishte organizuar  para OKB-ës një demonstratë kundër Sllobodan Millosheviqit, LDK-ëja kishte bërë thirrje në radio për mospjesëmarrje. Besnikët e LDK-ës në Amerikë nuk kishin treguar asnjë lloj interesimi për pjesëmarrje në demonstratat e Daytonit. S’ka  dyshim se ata vepronin sipas direktivave të Kryetarit dhe Kryesisë në Prishtinë. Në mesin e  viteve 90′ nuk mund  të flitej asnjë fjalë për UÇK-ën. Ata që flisnin për UÇK-ën i nxirrnin jashtë me dhunë. Kjo atmosferë denoncimi dhe mohimi vazhdoi deri në pranverë të vitit 1997, kur për herë të parë në Brooklyn të New Yorkut u zhvillua nje mbledhje informative për  themelimimin e UÇK-ës. Në atë mbledhje kishin marrë pjesë përaqësuesë të UÇK-ës nga Kosova, bile aty  u zhvillua një fushatë financiare në mbështetje të Kosovës.

Në mbledhjen e parë në New York përfaqësuesit e UÇK-ës folën për 5 Zonat Operative të Luftës për çlirimin kombëtar të shqiptarëve në Jugosllavi. Në këto zona bënin pjesë tokat e robëruara në Maqedoni,Sërbi, Kosovë dhe në Mal të Zi. Atdhetarët shiptarë të Amerikës e kishin pëlqyer shumë këtë organizim dhe kishin filluar aktivetet e tyre serioze në mbështetje të këtij oganizimi. Në vitin 1997 në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar Fondi “Vendlindja Thrret”. Ç’prej themelimit të saj në vitin 1997  e deri në fund të Luftës së Kosovës në atë Fond u derdhën miliona dollar. Entuziazmi për çlirimin gjithëkombëtar ishte i madh, sidomos pas intervistës që Jakup Krasniqi i kishte dhënë rrjetit televiziv amerikan CNN. Ky autoritet i lartë i UÇK-ës i kishte thënë CNN-it se lufta do të përhapej në të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi. Ato ditë vere të vitit 1988 Jakup  Krasniqi ishte në qëndër të vemendjes kombëtare dhe ndërkombëtare. Deklarata e tij kishte shqetësuar shumë qarqe politike dhe diplomatike perëndimore. Ndërkombëtarët kishin frikë se në këtë luftë do të përfshihet i gjithë populli shqiptar dhe pas çlirimit të trojeve shqiptare, ata mund të kërkonin bashkimin kombëtar.
Nuk e di pse por Jakup Krasniqi dhe përfaqësuesit tjerë e tërhoqën menjëherë këtë deklaratë.Një pjesë e shqiptarëve të Amerikës sidomos ata që nuk ishin nga Kosova u shqetësuan për këtë qëndrim,megjithatë nuk u larguan nga veprimtaritë e tyre për lirinë e Kosovës.Natyrisht se qarqet e interesuara perëndimore kishin ndikuar që në këtë luftë të mos përfshihen trevat shqiptare  në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi. Disa shqiptaro-amerikanë e kishin të qartë se pa çlirimin e trojeve shqiptare në Jugosllavi nuk mund të bëhej bashkimi kombëtar. Ata kishin parasysh thënjen amerikane:”Free then United”, (të lirë e të bashkuar). Diplomatët perëndimorë sidomos ata amerikanë kishin lidhje me luftëtarët e Kosovës për liri, bile njëri nga ata kishte vizituar një zonë lufte në Junik dhe kishte biseduar me disa përfaqësus të UÇK-ës. Pas asaj vizite Richard Holbrooke ishte takuar në New York  me një grup shqiptarësh. Gjatë atij takimi nuk ishte treguar shumë optimist për të ardhmen e Kosovës. Për një pjesë të shqiptaro-amerikanëve Richard Holbrooke ishte njeri i dyshimtë, për faktin se ishte takuar më shumë se kushdo tjetër me diktatorin Sllobodan Millosheviq. Takimet e tij të shpeshta në Beograd me diktatorin sërb kishin qënë të dyshimta edhe për gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times”. UÇK-ëja ua plotësoi kërkesën e parë perëndimorëve , sepse lufta për liri u përhapë vetëm në Kosovë dhe në asnjë rajon tjetër shqiptar.

Pas masakrës së Reçakut perëndimorët organizuan Konferencën e Rambujesë, ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e pothuajse të gjitha partive politike të Kosovës. Kjo Konferencë nuk mund të mbahej pa pjesëmarrjen e përfaqësuesëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pjesmarrja e tyre ishte e vështirë sepse ata vepronin nëpër zonat e luftës. Ata ishin shpërndarë anë e përtej Kosovës në luftë për liri.  Udhëtimi nga Prishtina në Paris ishte i rrezikshëm sepse aeroplani i tyre mund të goditej nga forcat sërbe. Përfaqësuesit e UÇK-ës kishin kërkuar disa kushte tepër të rëndësishme për pjesëmarrjen në Konferencën e Rambujesë. Kushti i tyre i parë dhe kryesor për pjesëmarrje kishte qënë: “Në Rambuje, Kosovës t’i garantohej referendumi për pavarësi. Diplomatët amerikanë ua kishin premtuar këtë kusht por në konferencën e parë për shtyp në Rambuje kjo fjali ishte shlyer nga marrëveshja. Këtë ndryshim e kishte vënë re korrespondenti i rrjetit televiziv amerikan CCN-Richard Blystone. Ishte ky një gazetar amerikan shumë i njohur në atë kohë, ishte një tip (cowboy) që e mori fjalën i pari për të bërë pyetje. Zoti Blystone e pyeti diplomatin amerikan Christopher Hill pse e kishin shlyer(delete) paragrafin ku flitej për referendumin për pavarësinë Kosovës. Christopher Hill nuk u ndje mirë, bile e quajti pyetje hipotetike.Të gjitha këto zhvillime  i kisha parë me syt e mi.  Unë isha në Rambuje në rolin e aktivistit dhe gazetarit për dy radio-emisione në gjuhën shqipe në New York, bile kisha mbajtur dy fjalime në dy demonstratat e mëdha në Rambuje. Në fjalimin e parë kisha thënë: “Pasardhësit e atyre që i kishin coptuar tokat shqiptare në kongreset dhe konferecat e ndryshme të Evropës, u detyruan ju, sot të vini në Kështjellën mesjetare të Rambujesë të nënshkruani edhe një herë coptimin e tokave shqiptare”.
Fjalia “e drejta e referendumit për pavarësinë e Kosvës” ishte fjalia që i kishte ngatërruar të gjitha hesapet e Rambujesë. Për kryediplomatin italian Alberto Dinin dhe shokët e tij kjo fjali ishte e papranueshme. Kjo fjali e shejtë që ishte hequr me kohë nga marrëveshja e kishte shtyrë kryetarin e delegacionit shqiptar të Ramujesë, Hashim Thaçin të mos e nënsnshkruante atë marrëveshje. Për këtë vendim historik Hashim Thaçi ishte sharë  dhe fyer nga dishepujt e LDK-ës,bile edhe nga senatori  Robert Dole. Besnikët e LDK-ës në Amerikë  e kishin futur në këtë lojë qesharake Bob Dole. Për t’ua bërë qefin besnikëve të LDK-ës Robert Dole e kishte quajtur Hashim Thaçin  rrugaç (punk). I gjori Dole nuk kishte faj sepse këto marrira i kishte mësuar nga besnikët e LDK-ës në Amerikë. Pavarësisht pluhurit që çuan disa ndërkombëtarë dhe disa shqiptarë të pabesë marëveshja pa tekstin e referendumit  nuk u nënshkrua. Fatëkeqësisht të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Rambuje e nënshkruan, por jo Hashim Thaçi dhe si rezultat i këtij akti të madh politik e diplomatik Kosova fitoi pavarësinë. Pas Hashim Thaçit merita më e madhe për këtë vepër i takon zonjës shumë të nderuar Sekretares Amerikane të Shtetit Madeline Albright. Përsëri UÇK-ëja në Rambuje i plotësoi kërkesat e NATO-s. Ndërhyrja e NATO-s për Kosovën ishte vepër e guximshme por edhe fitore për këtë Aleancë. Kjo ndërhyrje e shpëtoi unitetin e NATO-s shumë të luhatur deri atëherë. Kjo ndërhyrje shpëtoi botën nga rreziqet e një lufte të tretë botërore. Këtë deklaratë e kishte bërë Presidenti Bill Clinton më 24 mars të vitit 1999, atë natë që iu drejtua vendit dhe botës për fillimin e Luftës në Kosovë. Kjo ndërhyrje i kishte sjellur NATO-s fitoren më të madhe në historinë e saj 50-vjeçare.Vendet anëtare të NATO-s e festuan 50-vjetorin e themelimit në kryeqytetin amerikan Washington në maj të vitit 1999,ndërsa në Kosovë vazhdonte lufta për liri. Për fatin e shqiptarëve asnjë ushtar i NATO-s nuk ishte vrarë për Kosovën. Luftëtarët e UÇK-ës u ballafaquan me ushtrinë dhe paramilitarët sërbë në shumë fronte. Dhe si pasojë u vranë dhe u plagosën disa mijëra luftëtarë lirie. Askush nuk e paramendonte përfundimin e kësaj lufte deri në çastin kur kryeministri britanik Tony Blair deklaroi se ai do të dërgonte trupat e këmbësorisë britanike për çlirimin e Kosovës. Kjo deklaratë e ndryshoi krejt situatën e Luftës në Kosovë. UÇK-ëja vepronte në beteja dhe fronte, bile edhe politikën e bënte sipas udhëzimeve të NATO-s dhe Shteteve te Bashkuara. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kapërceu padrejtësitë që iu bënë gjatë luftës. Ishte padrejtësi e madhe Marreveshja e Kumanovës pa pjesëmarrjen e asnjë shqiptari. Nuk pritej  hyrja e papritur e ushtrisë ruse në Kosovë. Ishte I padrejtë çarmatimi urgjent i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës dhe sjelljet e mbrapshta të Ushtrisë Franceze në Mitrovicë. Për hir të kësaj gjysmë lirie,  UC!K-ëja ua plotësoi kërkesat atyre vendeve që kshin marrë përsipër problemet e Kosovës gjatë luftës. UÇK-ëja kishte përvojë në luftë dhe në paqë. Ata u gjetën pranë forcave të KFOR-it në çdo vështirësi. Ata që e themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishin bijët dhe bijat e familjeve më fisnike të këtij vendi. Ishin patriot të shkolluar. Ishin rritur në frymën e kulturës luftarake të Gjergj Kastriot Skenderbeut. Luftëtarët e UÇK-ës ishin të qytetëruar dhe të shkolluar, bile disa nga ata edhe nëpër universitete të njohura të Evropës dhe Amerikës. Ushtria Çlirimtare e Kosvovës ishte ushtria më heroike e popullit shqiptar qysh në kohën e Skenderbeut. Kësaj ushtrie heroike iu bashkuan djemt e vajzat më të mira nga Evropa dh Amerika. E kujtoj me shumë respekt  nisjen nga New Yorku të  “Batalionit Atlantiku’ për në Luftën e Kosovës. E kujtoj me shumë dhimbje atë ditë historike. Ata ishin nisur për të shpëtuar vendin,bile me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, sepse Rusia kishte përgatitur mijra vullnetarë rus në mbështetje të Sërbisë.. Disa ushtarë të “Batalionit Atlantiku” ishin plagosur rëndë. Sa nga ata u kthyen në Amerikë pa duar,  pa sy bile edhe pa këmbë, disa të tjerë nuk u kthyen më në vendlindjen e tyre në Amerikë, sepse ishin vrarë nga forcat sërbe. Ishin vrarë në mision human e jo ashtu siç thotë Dick Marty.

Para sa ditësh gazeta “The New York Times’ shkruante se dënimet e Hagës mund të kenë pasoja për shtetësinë e Kosovës, bile shkruante se mund të dënohen edhe ata luftëtarë që kanë prekur gurët e kufirit  të garantuar ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë se në Hagë  mund të dënohet edhe Agim Ramadani dhe shokë të tij. Dick Marty dhe shokët e tij duan që kësaj ushtrie legjendare t’i hiqet emëri ÇLIRIMTARE  dhe në Hagë t’i jepet Ushtria Terroriste e Kosovës. Kështu e quante Millosheviqi, kështu e qaunte Rusia dhe disa shqiptarë besnikë të LDK-ës. Mua personalisht më vjen keq kur dëgjoj se peticionin për shfuqizimin e Gjukatës Speciale të Hagës e kishte nënshrkuar dhe dorëzuar në Parlament “Shoqata e Veteranëve të Luftës”. Të gjithë e dijm se kjo Shoqatë ka përfituar më së paku nga Lufta e Kosovës. Bëjmë pyetje ku janë shoqatat tjera civile, ku jane shkollat dhe universitetet e Kosovës, ku ëshë Akademia e Shkencave dhe e Arteve, ku është krejt Kosova dhe ku është diaspora e saj. Ku janë artistët dhe sportistët e Kosovës, ku janë gjithato mendje të ndritura? Dita e nisjes së tyre për në Hagë do të jetë ditë zie turpi kombëtar për Kosovën. Atë ditë nëse ndodhë, do të jetë dita e apokalipsit në Kosovë. Për një çerek shekulli krejt Jugosllavia kishte në Gjyaktën e Hagës 168 të akuzuar,bile  disa prej tyre nuk u dënuan kurrë, ndërsa në listën e Kosovës figuron emëri i 320 shqiptarëve, dyfish më shumë se krejt Jugosllavia. E  kemi thënë edhe më pëpara se kriminelët shqiptarë të Luftës duhet të dënohen, por duhet të dënohen edhe ata që vranë 13 mijë shqiptarë, duhet të dënohen edhe ata që përdhunuan 20 mijë gra e vajza, edhe ata që dogjën e rrënuan 150.000 shtëpi dhe dëbuan gjysmën e Kosovës nga vendi. Në këtë rast në Hagë do të dënohet qëngji e jo ujku. Në Hagë do të bëhet gjygji i të korruptuarëve dhe i vrasjeve të bandave të ndryshme të pas Luftës. Ec e merr vesh se kush ka për t’u dënuar atje. Ata që kanë mbetur pa punë në  Hagë duan para dhe ato para do t’i marrin nga Kosova.
Siç shihet nga ky shënim Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kishte përfillur të gjitha kërkesat e Perëndimit, e veçanarisht ato të Shteteve të Bashkuara. Tsë gjitha kishin një lloj logjike, por kjo e fundit është kërkesë absurde, e papranueshme dhe si e tillë duhet të shfuqizohet. Luftëtarët e lirisë duhet të kenë parasysh se sivjet është 550-vjetori i largimit nga kjo jetë i Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Dick Marty do ta kishte dërguar në Hagë edhe Skendërbeun tonë për luftërat që ka bërë kundër Turqisë. Kosova është toka e shqipeve, nuk është toka e qyqeve.

By admini