Ceremonia inauguruese e Këshilltarit Mark Gjonaj – edhe me flamurin e Shqipërisë Etnike
Nga Beqir SINA – Bronx New York
Mark Gjonaj u betua mbi librin e shenjët të Biblës
BRONX NYC : Ish asamblesiti demokrat i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, njëhereshit edhe shqiptari i parë në historinë e emigracionit të shqiptarve të Amerikës, i cili kohët e fundit fitoi zgjedhjet speciale për Këshillin e Qarkut 13, mbas betimit, që bëri të mërkurën më 3 Janar 2018, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në sallën e Këshillit Bashkiak në Manhatan, dje në mesditë u betua në librin e shenjët Biblën, në Ceromininë Inagurale : “Together We Made History”.
Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, kështu ka dhënë të shtunën pasdite betimin, në një ceremoni madhështore para më shumë se 1000 vetëve, me banorë të distriktit, ku ai është zgjedhur si përfaqësues i tyre.
Përfshirë, gjithashtu edhe senator shteti, asamblesit dhe zyrtar të lartë lokal të qytetit të Bronxit, si dhe përfaqësuesit e dy shteteve tona, Kosovës e Shqipërisë, në New York dhe Washington: Ambasadorja Floreta Faber, Ambasdorja Besijana Kadare, Ambasadorja Teuta Sahatiçia, Ambasadorja Vlora Çitaku, dhe ambasadori i Mali të Zi, si dhe lidert dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, përfshirë edhe dy klerikët shqiptar Dom Pjetër Popaj meshtari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, dhe Imam Edin Gjoni, nga xhamia e Quinist.
Ishte një auditor i tej mbushur të cilët erdhën të përurojnë marrjen e detyrës së re për Këshilltarin e ri, Shqiptar Amerikan, ish Asamblesitin e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.
Ceremonia e Përurimit të Këshilltarit Mark Gjonaj të dielën, më 21 janar 2018, në Kampusin Arsimor Herbert Lehman, në qytetin e Bronxit, ishte shoqeruar me dekorin e simboleve zyrtare, përfshirë atë të flamurit të SHBA, Shqipërisë, Shtetit të New Yorkut, dhe një flamur me hartën e Shqipërisë Etnike.
Në momentin që zyrtarizimi i shqiptaro-amerikanit Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut, i cili u betua me njërën dorë mbi librin e Shenjtë, dhe njërën dorë lart para flamurit të Shteteve të Bashkauar të Amerikës, dhe atij shqiptar krah tyre ishte vendosur edhe një flamur që mbante hartën e “Shqipërisë Etnike”.
Ceremonia inagurale u ndoq me dy hymnet kombëtare atë American National Athem “Pledge of Allegiance”, kënduar nga nxënësit e shkollës së mesme, Herbert Lehman, – si dhe Hymnim shqiptarë, të cilin e këndojë këngëtaria Jessica Raja.
Kjo ceremoni u shoqërua edhe prej fjalimeve, edhe me përshëndetje nga gjuha jonë amtare, himni ynë kombëtarë, flamuri kuqezi me shkabën me dy krena, të cilat qëndronin të lidhura ngushtë krah për krah me hymnin amerikan, flamurin amerikan.
Si dhe fjalimet në gjuhën angleze, të senatorve, kongresmeneve dhe udhëheqësve fetar e politik lokal, autoriteve vendore dhe përfaqësueseve më të lart të shtetit të Nju Jorkut, të cilët për të treguar lidhjet e mira me shqiptarët përshëndeten në fillim me ndonjë fjalë mirëseradhje shqip.
Senatori shtetëror Jeff Klein, një koleg shumë i afërt me Mark Gjonja, dhe që përfaqësojnë të njëjtën pjesë të qytetit, ishte i pari që fliste për kolegun tij Mark Gjonaj në këtë Ceremoni Inagurale.