Forumi Rinor i UDSH-së ka dalur me një kumtesë për opinion të cilën mund ta lexoni të plotë.
“Derisa disa premtonin investitorë, prapa “kuintave” nënshkruanin shembjen e hoteleve – simbol të Ulqinit. Gjersa thonin që janë i vetmi garant i përparimit, Ulqini kishte rrogën më të ulët mesatare në Mal të Zi. Premtonin punësim, ndërsa radhët para Ambasadave zgjateshin për çdo ditë. Të rinjtë nuk kanë nevojë për viza, ato duan librezat e punës”, thonë nga Forumi Rinor i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH). Siç pohojnë të rinjtë e kësaj parti nacionale Shqiptare, për 14,15 muaj pjesëmarrje në Qeverinë e Malit të Zi dhe diç më shumë në pushtetin vendor në Ulqin, ky subjekt politik kontribuoi fuqishëm në sjelljen e dy investitorëve serioz në Ulqin.
“Rikujtojmë që përmes përfaqësuesit tonë në Qeverinë e Malit të Zi dhe në Këshillin për privatizim dhe investime kapitale, punuam dhe përkrahëm investimet që tashmë janë në fazën e realizimit, njërin në turizëm e tjetrin në bujqësi, degë të cilët ishin dhe mbeten kyçe në programin tonë për Ulqinin që duam.
Tashmë në Plazhin e madh po ndërtohet një kompleks fantastik turistik, i cili kur të përfundojë do të ketë rreth 600 dhoma, një sërë pishinash, restorantesh, baresh, fusha sportive dhe parqe atraktive për fëmijë, me mbi 30 milion euro investim. Konkursi për 100 punëtorët e parë tashmë është mbyllur, ndërsa në të ardhmen besojmë që ky vend do të jetë burim i madh i punësimit për të rinjtë nga Ulqini.
Poashtu me insistimin e përfaqësuesit tonë, ministrin e të drejtave të njeriut dhe pakicave z.Mehmed Zenka, komisioni për privatizim e investime kapitale siguroj fondin për programin social prej 2.5 milion euro, për puntorët që mbetën pa punë, çka eviton rrezikun e praktikave të mëhershme ku puntorët gjatë privatizimit mbetën rrugëve.
Nga ana tjetër, në fushë të Shasit filloi procesi i realizimit të një projekti shembull, me mbi 1.5 milion euro investim fillestar, i cili Ulqinin do ta çoj në majen e komunave me prodhim më të madh bujqësor në Mal të Zi. Vendet e punës nuk hapen me fjalë boshe, por me punë”, pohon rinia e UDSH-së.
Ato janë të bindur që ky është vetëm fillimi dhe se investimet e tilla do jenë të shpeshta në të ardhmen e afërt. “Përgatitem planet për komplekset turistike në Krruç, Bashbylyk, Lima, tre në Plazh të madh, hotel “Mediteran”…Njëkohësisht, Këshilli për privatizim me iniciativ të ministrit, filloi rishqyrtimin e privatizimeve të bëra në Ulqin, veçanërisht atë të hotel “Galebit” dhe hotelit “Jadran “. Ulqini, qytetarët e tij, e në veçanti rinia pritën gjatë që ky të jetë vend nga i cili nuk iket. Besojmë që, duke na mbështetur neve, ajo ditë është më pranë se asnjëherë”, përfundojnë nga Forumi Rinor i UDSH-së.