Gjendja aktuale e shkollës në Sukubinë

Nxënësit e shkollës fillore të nivelit të ulët nga Sukubina, Lisën Bore, Dragina, Gjonzaj, Çapraj dhe Lamijë edhe këtë gjysëmbjetor nuk do të kenë fatin që të vijojnë mësimin ne bankat shkollore të shkollës së tyre në Sukubinë. Në këtë mënyrë njomcakët e këtyre fshatrave edhe pse shumë të vegjël në moshë do të jenë të detyruar që të udhëtojnë deri në 11 km për të ndjekur mësimet në shkollën më të afërt në Katërkollë.

Me 12 tetor të vitit 2015 ministri i arsimit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Ulqinit dhe një përfaqësues i diasporës patën vendosën gurëthemelin për ndërtimin e shkollës së re në Sukubinë. Afati i paraparë për përfundimin e këtij projekti ishte 12 muaj por që tashmë po bëhen dy vite dhe projekti në akoma nuk ka përfunduar. Nuk dihen akoma arsyet e ngecjes dhe mospërfundimit të këtij projekti. Një gjë është e sigurt, dihen pasojat e mospërfundimit dhe atë po e vuajnë nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ky është një projekt trilateral që realizohet nga Ministria e arsimit, Komuna e Ulqnit dhe diaspora jonë. Pasi dy akteret e parë të këtij projekti janë kryekput politik athere  mund të përfundojmë se politika është fajtore kryesore për mospërfundimin e kësaj shkolle.

Vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro dhe punimet i janë besuar Artek&Ing- Invest nga Podgorica. Shkolla e re pas përfundimit të projektit do të ketë një sipërfaqe prej 450 metra katrorë, do të ketë klasat moderne të paisura me të gjitha mjetet e nevojshme si dhe sistemin e ngohjes dhe ftohjes, së paku kështu është premtuar gjatë inagurimit të punimeve.

Treva e Anës së Malit dhe fshatrat e sipërpërmendura janë ndër zonat më të varfëra në Komunën e Ulqinit. Mospasja e një shkolle për fillestaret do të ndikojë edhe më shume në emigrimin e popullatës nga kjo zonë dhe me këtë edhe me rritjen e rrezikut të mbylljes përfundimtare të kësaj shkolle pasi më pas nuk do të ketë më as kush të vijojë mësimet aty. Të shpresojmë që një gjë e tillë nuk do të ndodh dhe se punimet do të rifillojnë në mënyrë që të gëzohen sa më parë nxënësit, prindërit e tyre dhe tërë banoret e kësaj zone.

By admini