Shkenca, arti dhe kultura janë tregues të nivelit të emanicipimit të një shoqërie. Injorimi i artistëve, njerëzve të kulturës dhe të shkencës është dëshmi e mos respektit ndaj kësaj shtrese të popullsisë që janë në avantgardë të ecjes përpara të çdo populli, vendi apo qyteti, kështu shkruan ndër të tjera gazetari dhe analisti politik Ismet Kallaba në shkrim e tij ”Komuna e Ulqinit injoron krijuesit e artit, kulturës dhe shkencës” për të përjavshmen Koha Javore.
Tanimë është bërë traditë që Komuna e Ulqinit në fund të çdo viti të dekorojë me mirënjohje dhe të shpërblejë nxënësit më të mirë të shkollave të qytetit, policët, zjarrfikësit dhe punonjësit shëndetësorë më të mirë, individët dhe klubet më të mira sportive e deri tek sportistët e rinj më me perspektivë. Kjo përbën satisfaksion dhe nxitje për punën e tyre në të ardhmen. Sportistët nuk përfaqësojnë vetëm veten, por edhe klubin dhe qytetin e tyre.