Kolonat e automjetëve në të gjitha rrugët e qytetit kanë bërë që diten e premte të jetë e pamundur të ecësh këmbë e jo më me automjete në qytetin e Ulqinit.

Ditë tregu, kohë e ligë me shi, prag feste dhe komunikacion i bllokuar për shkak të rregullimit të rrethrrotullimit si dhe punimeve edhe përgjatë rrugëve tjera janë arsyet që kanë çuar që qyteti i Ulqinit këtë të premte të ishte pothuajse i bllokuar.

Edhe përkundër këtyre pengesave në qarkullim sot në qytetin e Ulqinit mbizotron atmosfera festive.

 

By admini