Ilustrim

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal te Ulqinit

 

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit në të cilën këshilltarët  shqyrtuan dhe miratuan  një sërë çeshtjesh me rëndësi ,veçmas ata që kanë të bëjnë me financat publike,planin hapsinorë,çështjet komunale etj që do ti japin një shtytje tjetër zhvillimit të qytetit tonë, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

U miratua  Vendimi I rebalancit të buxhetit  për vitin 2017. Arsyet  e miratimit të rebalacit kishin të bënin me  huamarjen e kredisë prej 650.000,00euro që nuk është realizuar per shkak të ndryshimeve  të ligjit,dhe realizimi i projektit  te ujsjellësit dhe kanalizimit për katër lagje , një projekt, me vlerë 5.000.000,00 euro realizimi i të cilit  pritet ne vitin e ardhshëm.

Buxheti për këtë vit  është realizuar 24 përqind më shumë  se një vit më parë, ndërsa përsa i përket hyrjes së mjeteve Komuna e Ulqinit ka realizuar një rritje për 40 përqind. Parametrat  e rritjes  priten edhe në vitin e ardhshëm.

Përsa i përket urbanizmit u miratuan  dokumente me rëndësi  që do ti kontribuojnë zhvillimit të Ulqinit.Veçojmë miratimin e ndyshimeve të PDU për Fushën e Ulqinit e me këtë parashihet  ndërtimi i objektit për organizatën sindikale , dhe projektet e Bashkësisë Islame, ndërtimi i xhamisë qëndrore të qytetit dhe Medreses , po ashtu u miratua  edhe Projekti urbanistik për Hotelin Mediteran e kjo hap rrugë për ndërtimin, respektivisht meremetimin e këtij objekti. Një dokument tjetër i rëndësishëm që u miratua është  studimi i lokacionit  për lagjen turistike në lokalitetin e Krruçit që do ti mundësojë pronarëve të këtyre parcelave  të valorizojnë pronën  e tyre.Në të njëjtën seancë u miratua dhe  vendimi i kompensimit komunal  per  tokën ndërtimore.

By admini