Nga Beqir SINA – Yonkers New York

Shefi Egzekutivë i Prefekturës Yonkers, Mike Spano, i dha të hënën besmin z. Henry Gjonbalaj gjatë betimit për të marrë detyrë në Agjencinë për Zhvillimin Industrial të Yonkers.

YONKERS NY : Ndër sukseset e shqiptarëve të Amerikës, përmendet këto ditë edhe zgjedhja në stafin e Shefit Egzekutivë të prefekturës Yonkers në Nju Jork, edhe të një shqiptari, emigrant ky nga Vuthaj, i cili ka emigruar në SHBA, dekada më parë.

Në rrjetin social Facebook, janë shqiptarët të parët ata ata që e përgëzojnë për këtë sukses bashkëkombasin e tyre, i cili njihet edhe si një veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptarë në zonën e “Tri-Shtetshit” New York, New Jersey dhe Connecticut.

Në rrjetet sociale dhe shtypi lokal shkruajnë se Shefi Egzekutivë i qytetit të Yonkers në New York, republikani Mike Spano, gjatë betimit të Gjonbalajt, në zyrën e tij, dje ka nënshkruar legjin që emëronë zotin Gjonbalajn, në postin si anëtar i Bordit të IDA të Yonkers, duke thënë se Henry, ka treguar dashurinë e tij për këtë qytet dhe angazhimin e tij për shëndetin e tij ekonomik

“Si nënkryetar i Shoqatës së tregtarëve të McLean Avenue, ai ka kontribuar shumë me talentin e tij për të përmirësuar klimën e biznesit në këtë kohë të vështirë. Ne e dimë se ai do t’i kushtojë të njëjtën energji edhe tani në detyrën e anëtarit të Bordit të IDA-s. ‘’

Gjonbalaj, është një ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, i cili tani do të zëvendësojë anëtarin e bordit që po largohet, Robert Maccariello, shkruajnë gazetat lokale, trasmeton Televizioni lokal TV12.

Gjonbalaj është një emigrant shqiptar që erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1974 me familjen e tij. Ai u vendos në kantonin Yonkers në vitin 1988.

Gjonbalaj filloi karrierën e tij të pasurive të patundshme në vitin 1984 dhe ishte një ndërmjetës në shitjen e banesave dhe ndërtesave komerciale si edhe të pasurive të patundshme në Manhattan dhe Bronks para se të themelonte kompaninë e tij Real Estate Henry Gjonbalaj në Yonkers në vitin 1997.

Kompania e tij është zgjeruar për të përfshirë dy zyra dhe 32 agjentë shitjesh në të gjithë zonën e Tri-Shteshit.

By admini