Në fund të muajit shtator kishin nisur punimet  në udhëkryqin në qendër të qytetin me qëllim të shëndrrimit të tij në një rrethrrotullim i cili do të lehtosojë qarkullimin në këtë pjesë mjaft të frekuentuar. Për këtë projekt janë të planifikuar shuma 250 000 euro dhe investitor është Komuna e Ulqinit.

Edhe pse në fillim është besuar se punimet do të përfundojnë para se të fillojë viti 2018 tashmë kjo është definitivisht e parealizueshme. Nga punimet që janë duke vijuar shihet se ka akoma mjaft punë për tu kryer.

Se punimet nuk kanë përfunduar në kohë tregon edhe i pari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

”Punimet nuk kanë përfunduar aq shpejt sa do të dëshironim pasi kompania që po e realizon projektin e rreth-rrotullimit në mënyrë të paparashikuar është ballafaquar me tubacione, gypa e kabllo të amortizuara nëntokësorë që kishin nevojë për riparim apo zëvendësim”, shkruan Cungu në një post të tij për këtë çështje.

Sipas të gjitha gjasave inagurimi i këtij investimi komunal do të bëhet në muajin janar të vitit të ardhshëm.

By admini