Ndërsa në Shqipëri është bërë publik vendimi i qeverisë Rama që ka miratuar ndërtimin e 8000 varreve të ushtarëve grekë në Korçë, vendi fqinj zgjeron “listën e dëshirave”.

Minstri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias duke cituar Marrëveshjen për të Drejtën Detare ka njoftuar për zgjerimin e kufirit detar. Ai është shprehur se bëhet fjalë për një zgjerim deri në 12 milje që fillon nga Deti Jon.

“Është e drejtë e Greqisë për t’u zgjeruar në Detin Egje , nuk është problem që ne të mund të diskutojmë me Turqinë, problemi ynë është nënshkrimi kontinental. Kemi identifikuar kufirin territorial me të cilin kemi sovranitet, duke nënvizuar se ne do të vazhdojmë për identifikimin pjesë-pjesë. Teoria se e gjithë kjo të bëhen automatikisht nuk solli asgjë rë re, pra në dekada kjo nuk ka çuar askund”, është shprehur Kotzias.

Në lidhje me raportet me Shqipërinë, diplomati grek u shpreh se koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur ta gjitha problemet, duke u shërbyer interesave greke por pa cenuar palën tjetër. /B.S./

By admini