Ndërtimet pa leje dhe pa kriter në qytetin e Ulqinit janë kthyer në një sëmundje të pashërueshme për tërë qytetin. Pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët mundohen që të ju përmbahen rregullave dhe ligjeve mbeten pjesa më e dëmtuar.
Në pjesën më të madhe të këtyre ndërtimeve problemi shtohet pasi pothuajse çdo ndërtimi i ri dhe pa ndonje kriter dëmton një ndërtim tjetër i cili është ndërtua konform ligjeve. Familja apo familjet e dëmtuara nuk iu mbetet gjë tjetër vetëm të shohin se si po iu shkon mundi i jetës nga papërgjegjshmëria e organeve kopetente që mbyllin sytë dhe me këtë i kanë dhënë dritën jeshile një fenomeni të tillë.
Pasoja nuk i vuajnë vetëm ato familje të dëmtuar por i tërë qyteti. Pasojat nuk po i vuajmë vetëm sot por do ti vuajmë çdo ditë në të adhmen edhe më shumë.
Duke folur për ndërtimet pa leje, deputeti i URA-së Dritan Abazoviq gjatë një intervistë të tij për TV Rozafa kishte deklaruar se në Ulqin ka numër rekord të ndërtimeve pa leje.
Ndërtimet pa leje kanë marrur hov të madh sidomos nga muaji shtator i viti 2016. Nga marsi i të njëtit vit në qytetin e Ulqini ka ardhur deri te rikompozimi i qeverisjes lokale ku Forca dhe DPS kishin arritur marrëveshje për formimin e qeverisjes së re ku përveç këtyre dy partvie në qeverisje do të ishin edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe koalicioni i partive tjera shqiptare që iu prin Partia Demokratike.