Ditët e kaluara por edhe e informacionet e sodit tregojnë se në Tuz definitivisht nuk do të ketë asgjë nga platforma e përbashkët e subjekteve politike shqiptare e nënshkruar para zgjedhjeve lokale në atë komunë. Sipas kësaj platforme, e cila mori jehonë shumë të madhe për shkak edhe të mbështetjes së Tiranës zyrtare, parashihej bashkëveprim si një tërësi e subjekteve politike shqiptare pas zgjedhjeve lokale të mbajtura me 26 nëntor në Tuz.

Siç mëson portali cdm, ditet e ardhsme do të fillojnë bisedimet në mes të partive të DPS-it, asaj boshnjake dhe UDSH, dhe se tashmë është e sigurtë formimi i këtij kolicioni që në qeverisje ka qenë edhe para zgjedhjeve të 26 nëntorit.

Sipas informacionit nga i njëjti burim, mësohet se në koalicion do të përfshihet edhe partia SD, por me mundësi që në të të hyjë edhe ndonjë parti tjetër shqiptare.

Zyrtari i DPS-it dhe bartësi i listës së kësaj partie Halil Dukoviq shprehet se nuk është  befasuar me rrjedhjen e ngjarjeve.
”Së shpejti do të ulemi e bisedojmë më Partinë boshnjake dhe UDSH-në, dhe besoj që shumë shpejt do të merremi vesh për formimin e qeverisë në Tuz. Besoj që në biseda do të fusim edhe SD-në, por edhe parti tjera shqiptare përveç UDSH-së. Dëshirojmë koalicion të gjërë, që edhe e kemi thënë”, shprehet Dukoviq për cdm.

Përveç UDSH-së e cila në parlamentin lokal të Tuzit do të jetë e përfaqësuar me 2 këshilltarë, nga partitë shqiptare dë të jenë edhe Alternativa shqiptare me 7 këshilltarë dhe  LDSH me 3 të tillë.

By admini