Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë të Malit të Zi do të bëjnë përurimin e monografisë dhe hapjen e ekspozitës retrospektive të piktorit Gjergj Noc Martini, të premten, më 8 dhjetor 2017, ora 20.00, në Pavijonin artistik të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi – Podgoricë.