Deri në ora 18, në zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal në Tuz kanë dalur mbi 55% te zgjedhsve.

I pari i listës së Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj ka bërë një thirrje publike për Prokurorin e Përgjithshëm për parregullsitë që po ndodhin gjatë votimeve. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Nik Gjeloshajt.

Ftoj publikisht Prokurorin e Përgjithshëm, që në bashkëpunim me policinë të reagoj urgjentisht në Tuz

Dua të njoftoj opinionin e gjerë që situata në shumicën e vendvotimeve në Tuz është dramatike, si rezultat i presionit të madh të kryetarit të PDS Podgorica, Vlladan Vuçeliq.

Zoti Vuçeliq ka angazhuar shërbëtorët e vet në mbarë Malësi,sidomos në Tuz, pranë vendvotimeve më të mëdha. 
Janë duke përdorur metodat më të ulta dhe më çnjerzore vetëm e vetëm për të ardhur deri tek votat, sepse DPS po e humb Tuzin.
Mbarë opinioni në Malësi e më gjerë e din që ditëve të fundit i gjithë aparati shtetëror është vërsuslur në Tuz, duke keqpërdorur mjetet nga buxheti i kompanive publike për të pëfituar votuesit.

Më shumë është shtruar afalt e instalua drita në Tuz tash dy javë, se për 3 vjet pushtet të DPS.

Ne nuk jemi kundër investimeve, por presionet jo morale që po u bëhën votuesve përmes blerjes së votave ne Nuk do ti lejojmë.

Kemi prova konkrete, që DPS në Tuz ka krijuar mini shtabe pranë qendrave të votimit të kordinuara nga Vlladan Vuceliq.

Nëse vazhdohet me këto presione dhe metoda amorale, 
Vëzhguesit tonë NUK do të nëshkruajnë anjë Proces verbal dhe nuk do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve.

Andaj dua të ftoj prokurorin e përgjithshëm të bëjë punën e vet, pra të reagoj sa më parë në TUZ.

Me respekt,
Nik Gjeloshaj,
bartës i listës së Alternativa Shqiptare

Në Tuz deri në ora 14 kanë dalur rreth 33% të votuesve

Në Komunën urbane të Tuzit sot po mbahen zgjedhjet lokale për Kuvendin komunal të këtij qyteti.

Deri në orën 14 kanë dalur rreth 33% të trupit voutes të kësaj komune.

 

By admini