Me dt 17, 18 dhe 19 nëntor ne Tirane u mbajte turneu ne tenis, “Kupa e Pavaresise 2017” ku moren pjese lojtare nga trevat shqiptare.

Trevat shqiptare te Malit te Zi u perfaqesuan nga Nermin Hoxha i KT Bellevue Ulqin. Nermini arriti ta fitoj kete turne. Ne çerek finale fitoi ndaj lojtarit te perfaqesueses së Shqipërisë Arber Sulstarova me rez 6-3 /6-2 kurse në gjysem finale ndaj lojtarit më të mirë të Kosoves, seniorit Granit Bajraliu me rez 6-4/ 6-7/ 6-3.

Në finale Nermin Hoxha fitoi ndaj lojtarit të përfaqësueses së Shqipërisë Mario Zili me rezultatin e pastër 6-2/ 6-0.

By admini