Kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe këshilltari i Kuvendit Komunal Ulqin Sabri Salaj po qendrojnë në vizitë zyrtare në New York më ftesë të bashkëvendasve tonë .
Në vazhdën e takimeve me investitor potencial të diasporës tonë, përfaqësues të shoqatave joqeveritare,përfaqësues politik dhe përfaqësues diplomatik të shtetit të Malit të Zi në New York – takimi i rradhës ishte më përfaqësues të familjes Hajdari që veprojne dhe punojnë në SHBA por kanë dhënë një kontribut të madh edhe në vendlindje.
Donacioni i rradhës i familjes Hajdari është projekti i parkut publik që ka vlerën e 200 mijë $ dhe do bëhet në treven e Anës së Malit. Ky projekt u punua nga V&B studio design nga Ulqini dhe do jetë i pari i këtij lloji në Komunën e Ulqinit.
Aktualisht reminitancat nga diaspora jonë në Mal të Zi janë miliona $ duke qenë shtylla kryesore e zhvillimit social- ekonomik si dhe investimet nga diaspora jonë në vendlindje kapin vlerën e milionave dollar viteve të fundit.