Shkruan Xheladin Zeneli

Në orat e vona të mbrëmjes së 7 Nëntorit 2017, pas lajmit të fitorës së z. Mark Gjonaj mandatin e anëtarit të Këshillit të Bashkisë së New York-ut, rrjetet shoqërore në internet vërshuan me përgëzimet dhe urimet e shqiptarëve anë e mban botës duke shprehur krenarinë e tyre për suksesin e radhës së politikanit shqiptar i cili bëri dy herë histori: njëherë duke u zgjedhur anëtari i parë shqiptar i Asamblesë së shtetit të NY në vitin 2012 dhe tani, me 7 Nëntor 2017 duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të NY.

S’ka dyshim se deri më sot, pas ish kongresistit me prejardhje shqiptare, z. Joseph DioGuardi, z. Gjonaj është politikani më i suksesshëm shqiptar në SHBA.Të zgjidhesh Këshilltar i Bashkisë së metropolës dhe qytetit më të njohur në botë është një arritje e rrallë. Të jesh një prej 51 anëtarëve të organit legjislativ të Këshillit Bashkiak të qyetit i cili numron 8 milion e gjysëm banorë, nuk është diçka që mund të realizohet aq lehtë. Të përfaqësosh një distrikt i cili përbëhet nga 17 lagje të Bronx-it me gjithësejt rreth 150.000 banorë është një sukses i veçantë.

E gjithë këte, z. Gjonaj, tashmë një politikan me pesë vite përvojë, i arriti me një punë vetëmohuese, me një pasion e përkushtim serioz për çështjet që preokupojnë bazën e tij zgjedhore, por çka është më e rëndësishme ,çdo herë ai zhvilloj dhe i egzekutoj me dinjitet fushatat e tija zgjedhore, posaçërisht fushatën e tij të fundit për anëtarë të Këshillit Bashkiak, kur me maturi iu shmang negativitetit, injoroj sulmet dhe ofendimet e kandidatëve rival dhe u përqendru në zgjidhjen e problemeve thelbësore të zgjedhësve (votuesve) të tij.

Para se të filloj të merret me politkë, Mark Gjonaj ka qenë një aktivist i dalluar në komunitetin shqiptar. Ai i ka kushtuar një kohë e energji të konsiderueshme aktiviteteve të organizatave të ndryshme si p.sh. në klinikën shqiptare “Illyria” e cila funksionon në kuadër të qendrës shëndetësore, “Jacobi Hospital”, në Bronx, si anëtar i organit këshillues të kumunitetit në “Einstein College of Medicine”,poashtu në Bronx.

Z. Gjonaj është bashkëthemelues i Shoqatës së Kumunitetit Shqiptaro-Amerikan ( AACA). Falë angazhimit të tij dhe shoqatës në fjalë, që nga viti 2009 ( pra, para se ai të zgjidhet anëtarë i Asamblesë së NY-ut), për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë , për çdo Nëntor,në shtyllat e disa rrugëve të Bronx-it dhe Staten Island-it, ngriten dhe ekspozohen flamujt kuq e zi me shqiponjën dy krenare.

Përveç kësaj, z. Gjonaj , me zgjedhjen e tij si Asamblist dhe tani edhe si anëtarë i Këshillit Bashkiak ka fituar respektin e kumunitetit shqiptar në NY me rrethe, ku njëherit po dëshmohet si një lider i mirëfilltë i këtij komuniteti , duke inicuar,organizuar dhe udhëhequr aktivetete të ndryshme kulturore e kombëtare në këtë komunitet,duke përkrahur moralisht dhe financiarisht akcione të ndryshme humanitare si në vendlindje e atdhe ,ashtu edhe në diasporë, duke ndihmuar realizimin e projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës dhe identitetit të shqiptarëve në diasporë , konkretisht duke siguruar fonde nga buxheti shtetëror për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe në disa shkolla publike të qytetit të New York-ut, duke siguruar fonde për realizimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në NY, qendër kjo e cila nën drejtimin e z. Gjonaj dhe me përkrahjen e mbarë kumunitetit, besoj së në një ardhme të afërt do të bëhet realitet

Gjithashtu, z.Mark Gjonaj ka qenë dhe gjithënjë vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për të drejtat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve administrativ të Shqipërisë.

Në Prill të vitit 2014 , nën drejtimin e tij është organizuar protesta masovike e shoqatave shqiptare ,me moton :”Ndal politikën anti shqiptare në Mal të Zi”, para Shtëpisë së Bardhë (në Washington DC ), me rastin e vizitës së kryministrit të atëhershëm malazez në kryeqendrën administrative të SHBA-ve.

Zëri i bashkimit të shqiptarëve në diasporë

Z. Gjonaj ka përkrahjen e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar pa dallim, pra edhe të atyre me ide dhe orientime të djathta apo të majta, liberale apo konzervative. Në fushatat e tija parazgjedhore si dhe tubime të tjera në komunitet, gjithëmonë vërehen bashkatdhetarë me prejardhje nga të gjitha trevat shqiptare dhe me bindje apo preferenca të ndryshme për partitë politike në atdhe.

Pra, z. Gjonaj është treguar, deri më tani, si personalitet i cili bashkon dhe unifikon komunitetin shqiptar të New York-ut me rrethe ,duke marrë mbi sipër organizimin e evinimenteve të përbashkta të shoqatave dhe organizatave që veprojnë në kumunitetin shqiptar. Tash tre vite me radhë nën patronazhin e tij mbahet pikniku tradicional i përbashkët i shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar si dhe mbrëmja festive e 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit 2015, në anijën ( jahtën) e vendosur në bregun përendimor të lumit Hudson në Manhattan, z. Gjonaj me përkrahjen e një numri të konsiderueshëm të shoqatave dhe organizatave të komunitetit shqiptar, në mënyrë madhështore u realizu organizimi i 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,me moton : “ Kur t’i bashkojmë kokat, i bashkojmë tokat”, ku muarën pjesë mijëra bashkatdhetarë si dhe personalitete të shquara nga jeta shoqëroro-politike, kulturore dhe artistike shqiptare dhe amerikane.

Gjithashtu, z. Gjonaj, për çdo vit,në bashkëpunim me organizatat e komunitetit shqiptar, merr mbi vehte organizimin dhe sponzorimin e përvjetoreve të Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2013 në sallën e Asamblesë të Shtetit të New York-ut në Albany, me inicimin e z. Gjonaj u muar vendimi legjislativ për përkujtimin e 5-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2013.

Për suksesin e tij historik si dhe për kontributin në ruajtjen dhe avancimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve në diasporë, në vitin 2015 zyra e presidentit të Republikës së Shqipërisë i akordon dekoratën “ Nderi i Kombit”.

Mark Gjonaj pohon se frymëzimi i tij buron nga vështirësit që kanë kaluar prindërit dhe familja e tij ( të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit) si gjenerata e parë e emigrantëve në SHBA dhe suksesin e tij ia atribon dashurisë, bujarisë dhe përkrahjes së familjes dhe të afërmve të tij. Kurse sot, vetë z. Gjonaj , i cili ka një të ardhme dhe përspektivë të ndritur në politikën amerikane dhe mund të bëjë një histori tjetër të radhës, është bërë burim frymëzimi për të tjerët, veçanërisht për gjeneratat e reja të mërgatës shqiptare,me shpresë që edhe ata të afirmohen dhe të angazhohen me qëllim që të kontribojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e mëtejshëm të diasporës shqiptare në politikën e SHBA-ve.

Në kohën kur në atdhe dhe vendlindje dominojnë polarizimet e skajshme, ndasitë dhe retorika përçarëse e politikanëve tanë, populli ynë ka më shumë nevojë për liderë si z. Mark Gjonaj i cili është bërë shembull dhe model i politikanit shqiptar që vepron në diasporë dhe me zërin dhe veprimet e tija dërgon mesazhin dhe shpërndan frymën e afrimit, atdhedashurisë dhe bashkimit të shqiptarëve.

 

18 Nëntor 2017

By admini